Sikundër ishte paralajmëruar, kryeministri Isa Mustafa pritet të qëndrojë në
Berlin me 30 qershor, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Kjo është
konfirmuar edhe në faqen zyrtare të kancelares Merkel. Në kalendarin e agjendës
së saj me datën 30 qershor, thuhet: “Kancelarja, Merkel pret në takim
kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa. Temë e diskutimit janë
marrëdhëniet bilaterale, gjendja në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me
Bashkimin Evropian”.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …