Pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi mbajtën konferencën për medie. Me fjalë cinike dhe logjikë të urrejtjes Kryemistri Mustafa theksoi se pavarësisht thirrjeve nga opozita për dorëheqje, Qeveria do të vazhdojë të udhëheq vendin deri në qershor të vitit 2018. Qeveria do të vazhdojë punën deri në fund të mandatit të paraparë me ligje, ndërsa tjerët duhet të bëhen gati për ato ditë. Jo me parulla, jo me të pavërteta, jo përmes shesheve, por duke u kthyer në Kuvend sepse për aty kanë marr legjitimitetin dhe votën e qytetarëve. Ne ftojmë opozitën që të kthehet në Kuvend dhe mos të merret me gjëra të kota që legjitimitetin e Qeverisë ta heqin nga sheshi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …