Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se sa ajo e vitit 2013. Gjatë një intervite për Kosovapres, ai ka thënë se as marrëveshjet paraprake, ajo e vitit 2013 e as ajo e vitit 2015, nuk janë bërë me dëshirën e institucioneve të Kosovës por sepse kishin presion por edhe obligim ndërkombëtar. “Unë konsideroj se shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit se sa ajo e vitit 2013, ajo që është ratifikuar në kuvend për arsyeje në vitin 2015 ne me dokument e kemi përcaktuar se statuti i asociacionit duhet të trajtohet nga gjykata kushtetuese, dhe kur gjykata kushtetuese konstaton se statuti është në harmoni me kushtetutën, atëherë bëhet asociacioni por nuk mund të bëhet pa një shqyrtim dhe vendim të gjykatës kushtetuese. Tani nuk është paraparë por vetëm është ndryshuar cilësimi i asociacionit nga asociacion në vet menaxhim të komuniteti serb. Çfarë është vet menaxhimi i komuniteti serb për mua është e paqartë , a është një lloj autonomie apo ai asociacion konvertuar në vet menaxhim por më shumë përngjan një lloj të autonomisë të qytetarëve serb në Kosovë se sa në një asociacion ose një bashkësi si në Zajednic siç e kanë quajtur Vetëvendosje. Mendojë që është e rëndë edhe çështja e pozitës se Kishës ortodokse serbe e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit, por janë pranuar si të tilla si të implemtohen pa e dëmtuar në mënyrë qetësore shtetin dhe kushtutetshmërinë e vendit” ka thënë mes tjerash, ish kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …