Ish kryeministri, Isa Mustafa e ka vlerësuar lart vendimin Kuvendit dhe të Qeverisë për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. “Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë është plotësisht i drejtë. Sidomos kur kihet parasysh se Serbia akoma e mban Kosovën si pjesë të saj në preambulën e Kushtetutës serbe. Tjetër është fragjiliteti i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me partnerët tanë, pa të cilët nuk mund të përmbyllet procesi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Për aq sa ne po vonohemi, Serbia po fiton terren në përkrahjen ndërkombëtare. Guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet me guximin e institucioneve që e kanë votën më të madhe për të përmbyllur dialogun” është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …