Isa Mustafa

Mustafa: Zyrtarët dhe deputetët serbë në Kosovës duhet t’i kthehen normalitetit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pret që raportet e koalicionit qeverisës me Listën Serbe, të cilat u ngrinë pas miratimit të Ligjit për “Trepçën”, të kthehen, sikur thotë ai  në suaza të funksionimit normal. Mustafa ka thënë se nuk pret të vazhdojë ngrirja në koalicionin qeverisës. Unë mund të them se do të ndodhë shkrirja, sepse askush nuk ka llogari ta ngrijë’ këtë situatë, ka thënë ai. Lista Serbe ka bërë me dije vendimin për “ngrirjen” e raporteve me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Ligjit për “Trepçën”, ligj  të cilin nuk e pranojnë serbët në Kosovë,  por as Beogradi zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …