Mustafë Grainca, ka shprehur mbështetje të fuqishme lidhur me kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës

Ish-zëvendësministri i Financave, Mustafë Grainca, ka mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, të nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai kujtoi periudhën kur shërbeu si zëvendësministër nën drejtimin e Hamzës, duke e cilësuar si lider me vizion të jashtëzakonshëm dhe aftësi të dëshmuara menaxheriale. Grainca, saktësoi se Bedri  Hamza tejkaloi kufizimet institucionale të një ministri, duke u shquar për qasje strategjike dhe vendimmarrje determinuese. Emërimi i tij si kandidat për kryeministër nga PDK është një vendim i duhur dhe i domosdoshëm për të adresuar sfidat aktuale të vendit. Ai  i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin PDK-në dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për një dinamizëm të ri në zhvillimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …