MOS NA SHKATËRRONI SHQIPËRINË…
Mbi universin peshon një bardhësi
E, mbi të një fuqi e gjithësisë,
që jap shpresë botës së njerëzimit
të jetë vetja, thjesht me zemër të pastër.
Në këtë ndërmjetësim të lutur, me adhurim
thonë qëndron një oqean i pafund si syri
sa vetëm engjëjt kujdesën dhe, lutën për të,
se mbi të rri pa pushuar hija e amshueshme.
Thonë në përplasje kohe, jo rastësisht
janë takuar: Teuta, Agroni e Gjergji, me
Naimin, Ismailin, Hasanin e Gurakuqin,
Qerqizin dhe me dy Ademat e kohës.
Atë ditë mbi fushat e djegura, u degdis moti
pa bubullima, me dhimbje ra një rigim shiu
për mot i pandalur, i pastër si loti shkonte
mbi plisat e bardhë të përgjakur, shekujve.
Të porositur me një letër të bardhë, nga bardhësia
Përmes engjëjve zbriti një zë, nga retë e bardha
mos e harroni vdekjen, ju mizor se si do të vdisni
me mallkimin a uratën e tokës arbërore…!
Mos harroni ju që po e shkatërroni tokën arbërore
për emër e karrige, përkulje kapur për figurë djalli
e, kurrë si Gjergji i madh s`u bashkuat së bashku
ta shpëtoni mëmë Shqipërinë, që ua lamë pas.
Nga bardhësia porosi, sa nuk ju kemi mallkuar, keni
ju kryetar, kryeministra e ministra të paepur e lakmiqar
mos e shkatërroni tokën e arbërit, për epshet tuaja
për emër e karrige, o të mjerë, që tokën na e përvëluat!
Njëri i zgërdhirë thotë jam zot, lëshon batuta përqan fisin
tjetri qirret në kupë të qiellit, matuf plak i krisur, hije djalli
mjeku që ka harruar detyrën e shenjët, përplaset frikshëm
me zotin e “lirisë”, për ta shkatërruar të bukurën Shqipëri.
Tjetri me halle të mëdha, teoricienit i filozofisë së thatë
shet mend për gogla, zot i përkryer thotë më quani mua
të tjerët që moti hipur në maje të kullës së Ajfelit, hije
u rrëzuan si qyqar ëndrrës, sa nuk e humbën n’det.
Engjëjt zbritën një letër të bardh, a dëgjuat, thanë retë?
Plisbardhët në kupë qiellit zërin lëshua kanë n’kushtrim
amanetin e të parëve, të Gjergjit, e të dy Ademave
për bashkim me u bashkua zgjohuni, o ju të shiturit mend!
Një ditë do t`ju mallkojnë heronjtë- engjëjt
juve që shiteni si të parët e kombit lakuriq
me epshet të paepura, thyeni dashurinë
për të zi përqani kombin, tokën e plisbardhëve!
Bashkohuni, leni të qetë ata që janë n`bardhësi
arbrin ta bëni të zonjën, këtë mëmë Shqipëri
të mos na thahet loti faqeve nga barbaria sllave
ta bëjmë Shqipërinë e bukur të bashkuar!
Bashkohuni o ju që na e thatë gëzimin
kthehuni e përqafone zërin e popullit
ikni ka zërat e shkatërrimit të Shqipërisë
që për ditë po kumbon kjo e zezë nëpër foltore…!
Mos na e shkatërroni të bukurën Shqipëri
mendoni për Çamërinë, Plavën e Gucin
Preshevën e Bujanovcin, për Iliridën
së bashku me Dardanin ta bëjmë Shqipërinë
e Teutës, Gjergjit të madhe, e të dy Ademave!
Mos na shkatërroni Shqipërinë, ju…
në emrin të karriges, juve ju zezoftë zana !