Mustafë Krasniqi: NË BAVARI TË GJERMANISË PROCESI MËSIMOR  NË GJUHËN SHQIPE – ONLINE

Mustafë Krasniqi: NË BAVARI TË GJERMANISË PROCESI MËSIMOR  NË GJUHËN SHQIPE – ONLINE

Shkolla shqipe në Bavari, që nga themelimi i saj e deri më tani ka arritur suksese të dukshme në hapjen e klasave, shtimin e numrit të nxënësve dhe në sensibilizimit e shkollës shqipe te mërgimtarët shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari. Edhe pse është e sfiduar, kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari së bashku me mësimdhënësit, këshillat e prindërve janë në përpjekje të pandalshme, për t’i  afruar dhe aktivizuar sa më shumë fëmijët shqiptarë me kulturën, gjuhës dhe historinë amtare-shqiptare!

Këto përpjekje sfiduese u vështirësuan në vitin e kaluar, ku përballja e mësimdhënësve dhe e kryesisë së LAPSH-it ishte e madhe, ngaqë ishin të detyruar ta ndërronin platformën e mësimdhënies, nga mësimdhënia në klasë të kalonin në formën digjitale, online. E tërë kjo problematikë erdhi si pasojë globalizmit botëror, me  shfaqjen e pandemisë Covit-19.

Pavarësisht këtyre vështirësive dhe kalimi në një platformë të re të mësimdhënies, të panjohur deri më tani, mësimdhënësit së bashku me drejtuesit e LAPSH-it, organizuan orë përgatitore praktike me mësimdhënësit! Njohja me platformën Zoom, që mësimi në gjuhën amtare të vazhdojë  përmes mbajtjes së mësimit, online.

Mësimdhënëset: Blerina Shabani dhe Xhevahire Sylejmani në vitin e kaluar, me kryesinë e LAPSH-it në bashkëpunim me Fondacionin „Besa“, filluan me një pilotprojekt! Ndërsa këtë vit, nga gjysma e janari, me këtë platformë, mësimdhënien e filluan mësueset: Fahrie Basha, Blerina Shabani, Drenusha Istogu, Shqipe Kolukaj, Antoriata Cirongu dhe Lume Daci – Hoti. Shpresëdhënës është angazhimi dhe bashkëpunimi i LAPSH-i me prindërit, mësuesit që sa më shumë të ketë nxënës të pranishëm në mësimin online, tha Milazim Ukaj.

Në këto orë mësimi, online i pranishëm ishte edhe koordinatori, përgjegjësi i Këshillit të Arsimtarëve, Mustafë Krasniqi, i cili e shoqëroi mësimdhënien e mësueseve, për ta parë për së afërmi se si mësimdhënëset e zhvillojnë procesin mësimor në online! Ndër të tjera, Krasniqi shtoi: “Edhe pse me këtë platformë të re të mësimdhënies, mësimdhënësit krijuan një metodologji pune, të përshtatshme dhe tërheqëse për nxënësit, duke ju falënderuar angazhimit të përbashkët të Këshillit të Arsimtarëve dhe kryesisë së LAPSH-it.” Një punë të madhe bëri edhe kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj, i cili së bashku me Enela Markajn, mbajtën disa orë praktike me mësimdhënësit, për ta ushtruar platformën Zoom.

Po ashtu, profesionalisht, mësimdhënëset e Bavarisë, mbajtën orë praktike me Aida Hazirin, mësimdhënëse e gjuhës shqipe dhe koordinatore pranë Shoqatës “Ardhmëria” në Londër, e cila përpos që u shpjegoi për platformën, Zoom dhe rregullat e saj, për mësimdhënie, shfrytëzoi materialet digjitale  të Qendrës së Botimeve për Diasporën, të  platformës „School Me“, ku përmes videove, ua shpjegoi praktikisht se si mbahej  procesi mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …