Më 09 dhe 10 mars 2024 në qytetin e Ausburgut, për dy ditë radhazi kuvendi “MËSUESIT E DIASPORËS” zhvilloi punimet e veta me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”. Kuvend i cili mblodhi mësues, përfaqësues të shkollave shqipe nga shtetet e ndryshme, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe. Gjatë këtij kuvendi dyditor u diskutua mbi çështjet e rëndësishme të shkollave shqipe që lidhen me të ardhmen dhe sfidat e mësimdhënies në diasporë si dhe detajet tjera logjistike.
Kuvendi u organizua nga Këshilli Koordinues për Diasporën (KKD) në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Qendrën e Botimeve për Diasporë (QBD), të drejtuar nga Këshilli Organizues i Kuvendit: Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Anila Hyka, Dritan Mashi dhe Drita Gjongecaj, Në Kuvend, përpos anëtarëve të KKD-së, KKAD-së, përfaqësuesve të Lidhjesve apo Shoqatave të shkollave shqipe, të pranishëm ishin edhe institucionet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ditën e parë të Kuvendit, më 9 mars 2024, e hapi dr. Vaxhid Sejdiu, në emër të Këshillit Organizues, i cili të pranishmëve u uroi mirëseardhjen në “Kuvendin e Mësuesve në Diasporë”! Po ashtu, ai, shpalosi programin e Kuvendit me ndjesinë më të mirë e frymëzues, që për herë të parë ky Kuvend mblodhi mësues e përfaqësues nga të gjitha shtetet, ku janë funksionale shkollat shqipe, tri qeveritë e tri shteteve, që të diskutohet për problematikat, kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në diasporë, për shkollën shqipe. Porgramin e ditës së parë e udhëhoqi mësuese Anila Kadija.
Në Kuvend e pranishme ishte Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë znj. Artemis Malo, e cila e përshëndeti dhe i uroi punë të mbarë dhe arritje të qëllimit të Kuvendit. Kuvendin e përshëndeti edhe Zëvendësministri, MASH, Republika e Maqedonisë së Veriut z. Agim Nuhiu, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe Nënkryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) z. Mustafë Krasniqi, i cili foli për themelimin, sfidat dhe rrugëtimin e KKAD-së.
Me qëllim të gjithëperfshirjes Kuvendi kishte organizuar edhe lidhjen online , nëpërmjte së cilës morën fjalën zv. Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republika së Kosovës znj. Liza Gashi (Online), zv. ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikës e Kosovës z. Taulant Kelmendi (Online), Zv. ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë znj. Nina Guga (Online).
Pas fjalës së zëvendësministrave kuvendin e përshëndetën edhe përfaqësuesit e shkollave shqipe në diasporë: Kryebashkiaku i Bashkisë Hora e Arbëreshëve Z. Rosario Petta, Nënkryetarja “Shkolla Shqipe”, Zvicër znj. Anita Duriçi, Kryetar i LAPSh-it në Bavari, Gjermani z. Milazim Ukaj, Kryetar i Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali z. Dritan Mashi, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve në Greqi Z. Pjerin Lleshi, Sekretar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali z. Neat Marku, Kryetar i LAPSh-it në Zvicër z. Liburn Mehmetaj, në emër të mësuesve në Danimarkë z. Nevzat Ibishi, Kryetar i “ODA” Hamburg Muhamet Idrizi.
Në ditën e dytë Kuvendi, vazhdoi punimet e veta, më 10 mars 2024, nën udhëheqjen e mësueses Aurela Konduri. Ish kryetari KKAD-ës Dr. Vaxhid Sejdiu, u surprizua duke u nderua për punën dhe përkushtimin në kuadër të KKAD-së gjatë këtyre katër viteve, duke i dhënë mirënjohje me motivacion: “Për ndihmën e madhe në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ne Diaspore”.
Kuvendi i zhvilloi punimet me prezantimin e kumtesave me temën:
- “Programi i punës i Qendrës së Botimeve për Diasporën për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë, për vitin 2024” nga Znj. Mimoza Hysa, QBD
- “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e organizimit të mësimit plotësues në Zvicër” nga z. Vaxhid Sejdiu, koordinator “Shkolla Shqipe”, Zvicër
- “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e fëmijëve në vijimin e mësimit plotësues” z. Mustafë Krasniqi nga “LAPSh”, Bavari-Gjermani
- Mësimi i arbërishtes te Hora e Arbëresheve “ Z. Rosario Petta, Hora e Arbëresheve
- “Programet e gjuhës shqipe në SHBA dhe masat e nevojshme për arritjen e niveleve të reja” znj. Drita Gjongecaj, ShBA
- “Reflektim rreth mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitetin e Halifaksit” në Kanada znj. Mira Shehu, Kanada (online)
- “Mësimi i gjuhës shqipe në Itali” nga z. Dritan Mashi, Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali
- “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” Znj. Teuta Tabaku, KKAD, Turqi
- “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë” në Austri, nga Znj. Miradije Berisha, KKAD, Austri
- “Mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi. Problematika dhe nevoja” nga Znj. Aurela Konduri, KKAD, Greqi
- “Mësuesit e diasporës”Z. Neat Marku, Lidhja e Mësuesve Itali
- “Përvoja nga Londra, në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, si pjesë e edukimit plotësues” nga znj. Anila Kadija, KKAD, Angli
- “Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi (vështirësitë dhe problemet) dhe roli i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi nga z. Pjerin Lleshi, LMSh, Greqi
- “Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës sipas modelit C në Kroaci” nga znj. Melita Oreshkoviç KKAD – Kroacia
- “Unë vij nga…, njohje me atdheut. Enela Markja në Republikën e Bavarisë në Gjermani
- “Strategjia kombëtare e shtetërore për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, nga Z. Isuf Bytyçi KKAD – Gjermani
- “Hyrje në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e trashëguar – përvojë nga Suedia dhe më gjerë z. Entela Tabaku, Suedi
- “Dokumenti strategjik për përdorimin mbarë botëror të shqipes si gjuhë e origjinës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në vitin 2019” nga z. Muhamet Idrizi, “ODA”, Hamburg;
- “Mësimi i gjuhës shqipe në Slloveni, znj. Vera Xhafaj – Haliti Slloveni
- “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” nga znj. Valbona Trashani – Francë;
- “Vështirësitë dhe mundësitë e mësimit në gjuhën shqipe në Norvegji” nga znj. Vjollca Zeqiri Asllani– Norvegji
- “Mësimi i gjuhës shqipe në Finlandë” z. Daut Gërxhaliu –Finlandë (online)
- “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” znj. Arta Emiri –Suedi (online)
- “Ndikimet gjuhësore e letrare te nxënësit” nga z. Isuf Ismaili – Zvicër
Kuvendi i përmbylli punimet e veta me sukses dhe zotimin se në të ardhmen gjendja e shkollave dhe bashkimi i shoqatave me vizionin dhe misionin për unifikimin e diasporës shqiptare do të jetë më i zëshëm, kurse në përmbyllje dr. Vaxhid Sejdiu kryesuesi i Këshillit Organizues tha se konkluzionet e Kuvendit do t’i dërgohen Ministrive përkatëse të tri shteteve, si dhe të gjitha kumtesat do të botohen në një liber elektronik. Për fund Kuvendi u përshëndet me një duartrokitje dhe u vlerësua si një Kuvend Kombëtar, që arriti qëllimin, misionin dhe vizionin e tij. Po ashtu donatorët: Mark Gjonaj, Dhoma e Biznesit (z. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj), Emina Çunmulaj dhe Shaip Deda , që e mundësuan këtë Kuvend u përshëndetën dhe u falënderuan nga Këshilli Organizues.