Piazhe Griande ka thënë: “qëllimi kryesor i arsimimit është që të krijojë njerëz që janë të aftë për të bërë gjëra të reja, jo thjesht ta përsërisin atë që kanë bërë brezat e tjerë…”! Andaj, mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë sikur vije duke u zbehur, nga fakti se ka munguar një angazhim i tërë spektrit politike e atij shoqërorë, konkretisht i vetë mërgatës, i cili sikur e ka injoruar pa vetëdije çështjen më thelbësore të arsimit, në gjuhën e tyre, gjuhën shqipe.
Pra, për këtë do të duhej një studim më i thellë deri te hyrja në botën e të kuptuarit se pa e ditur gjuhën e rrënjës, nuk mund të jesh i ditur edhe në gjuhën e dytë apo të tretë, sidomos te shprehjet emocionale do të zbërthehen këndshëm në gjuhën amtare, sado që kemi mungesa rreth saj.
Kuptohej se rol të rëndësishëm në këtë çështje madhore do të duhej të kishin vetë institucionet përkatëse të atdheut! Madje, roli i vetë prindërve që të shoqërohen emocionalisht me raportin fëmijë – prind – gjuhë. Nëse ky raport do të ishte i pranishëm te mërgata jonë, sikur më lehtë do ta kishim pasur për të zhvilluar procese mësimore dhe për të hapur klasa të reja, kudo që ka nxënës shqiptarë.
Ne, të jemi realistë dhe ta shikojmë situatën nga këndvështrimi real, duke mos paragjykuar, por sipas kohës së veprimit, se sa është e favorshme që të japim shpresa për të ardhmen, apo që të gjejmë rrugë të mundshme për një mësim më efikas dhe gjithëpërfshirës te fëmijtë tanë mërgimtarë, kudo që janë.
Mendojmë se në këtë drejtim duhet të fokusohemi, madje ta zbërthejmë lëndën përgatitore për nxënësit dhe nxitjen për të qenë pjesë e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, kudo në Diasporë. Vetëm në këtë formë mund të flasim për një afrim të metodës së të mësuarit dhe procesin, gjatë orës së mësimit, që duhet t’i përkushtohet mësimdhënësi, ku në këtë rast prindi është çelësi kryesor për rolin e fëmiës në përballje me gjuhën e prindërve, që emocionalisht do të kishte arritur një rolë ndikues te fëmija i tij, që ai ta njohë gjuhen e tij. Por, për fat, kjo, jo vetëm që nuk ndodhë, por shpesh edhe injorohet nga vet prindërit, pa qëllim, duke menduar se gjuha shqipe nuk iu hyn në punë fëmijëve tanë në mërgim, apo se ata e dinë mjaftë gjuhën e tyre! Ndërsa, mësimdhënësi duhet të jetë një aparat i vullnetit, që nxitë nxënësin të bëhet pjesë e pandashme e mësimit plotësues, si dhe në anën tjetër, prindi të ketë një obligim që fëmijën ta nxisë për të qenë pjesë e kulturës, dhe mësimit të gjuhës dhe historisë shqiptare.
Duhet ta pranojmë një fakt, me keqardhje, se pjesa dërmuese e mërgatës, e prindërve janë të harruar pas punës dhe në asnjë rast nuk e motivojnë fëmijën e tyre për ta mësuar dhe njohur traditën, kulturën, historinë dhe gjuhën e tyre, e mos të flasim për avansimin apo krijimin e një metodologjie që mund ta përfitojë fëmija nga prindi, ku shpesh bëhet edhe pengesë për gjuhën vendase, nga që prindi nuk e njeh mirë dhe i ofron një mësim të gabuar, flas për një pjesë dërmues të prindërve mërgimtarë.
Për këtë arsye, duhet që t’i vetëdijësojmë prindërit se gjuha amtare duhet të flitet në shtëpi, kurse gjuhën e dytë, vendase e ka të pranishme në çdo mes dhe sidomos në institucionet shkollore.
Për këtë duhet të aprovohen disa medota të veprimit për lehtësimin e të mësuarit e gjuhës amtare nga fëmijtë mërgimtarë, duke i ofruar prindit këto fakte:
– Kontakti me gjuhën e prindit e lidhë emocionalisht fëmijën, që të jetë i prirur ta njohë në esencë domosdoshmërinë e të mësuarit te shqipes, nëse prindi ka një përkujdesje që fëmija i tij të jetë i lidhur për gjuhën amtare.
– Fëmija, që njeh mirë gjuhën amtare, do të ketë një guxim t’i qaset një përballje të hapur me mësimin e gjuhëve të huaja dhe aq më mirë do ta përvetësojë gjuhën e shtetit ku jeton.
– fëmija duke e njohur traditën, historinë dhe kulturën shqiptare, do të performon guximshëm mbi kultura tjera, ngaqë ka një njohje më tepër se të tjerët.
Nëse, në këto tri pika thelbësore arrijmë që t’i bindim prindërit, patjetër se fëmija do të jetë më i suksesshëm dhe i vullnetshëm për ta vazhduar Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, njëkohësisht edhe për të qenë mësimi sa më i efektshëm, duke kërkuar gjithmonë nga mësimdhënësi më të mundshmen dhe vlerën.
Për ta ngrit vetëdijen tek bashkëkombësit tanë sikur ka filluar të zbërthej dufi i durimit në heshtje, e hapur të dal në rrezja e dritës nga një pjesë e intelektualëve, mësimdhënësve e veprimtare, ku ju kanë përkushtuar rrugës së rilindësve se: pa gjuhë nuk ke identitet, e pa identitet nuk ke komb, e pa komb je i vdekur për mot!
Në këtë rrugë shumë të mundimshme, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve, e kombit, janë dyerve të botës duke u përballur me harresën dhe asimilimin e gjuhës shqipe. Për të mos ardhur deri te kjo tragjedi kombëtare, sikur shihen në rrezet e para të mëngjesit disa përpëlitje të dukshme kohëve të fundit, mbase edhe të zëshme.
Për këtë, mërgatën tonë, çelësi i dritës zë të rrugëtoj nga rilindësit e tutje me emocione kombëtare e atdhetare. Andaj me këtë çelës në dorë, jo vetëm që nderohemi dhe vlerësojmë historinë, trashëgimin e brezave të lashtë, që nga Pellazgjikja e deri me ditët e sotme, po do të ndihemi krenar, nga që gjuha shqipe me ato zbatica e batica ndër shekuj po ecë e pamposhtur.
Në këtë rrugëtim sikur ka filluar të luaj një rol të rëndësishëm edhe Ministria e Diasporës, ku po përkrah rrugëtimin e rilindësve të rinj, për shkollën shqipe dhe angazhimin për një bashkim edukues; Të bashkuar për t’i shkëmbyer përvojat, idetë dhe mundësit më të mira, për t’’ju afruar nxënësit mërgimtar, që përmes gjuhës ta emocion fëmiun mërgimtar për atdheun, origjinën, traditën, historinë dhe këngën e vallen shqipe.
Seminari dhe roli i saj
Në radhën seminareve që mbahen për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, vite më radhë, janë seminare edukuese që kanë shërbyer dhe po shërbejnë për të gjetur një modul të metodologjisë së punës më të kapshme dhe të avancuar për nxënësit e mësimit plotësues, po njëkohësisht edhe për t’au tërhequr vëmendjen e bashkëkombësve tanë mërgimtar se po nuk ua mësuam gjuhën shqip fëmijëve tanë, do të ka drojë që do të asimilohen dhe e humbin edhe identitetin e tyre.
Krahas seminareve, në nivel të gjithë diasporës shqiptare, që mbahen nën përkujdesni e Ministrisë së Diasporës për çdo vit, ndërsa kësaj radhe u mbajt në nivel regjional, për shtetet: Gjermani Austria, Zvicër, Italia, Sllovenia, Kroaci dhe Greqia. Ndërsa seminari zhvilloj punimet e veta për tri ditë, më 8,9 dhe 10 Dhjetor 2017 në Velika Gorica të Zagrebit, nën patronazhin e Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Këshilli i mësuesve shqiptarë në Kroaci, Bashkimi i shqiptarëve në Kroaci, Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Zagreb Qarkut në bashkëpunim me shoqatat e mësuesve nga Austria, Gjermania, Greqia dhe Sllovenia, Kroacia. Gjatë punimit të saj tre ditor, sipas të pranishmeve dhe organizatorëve ka qenë frytdhënëse, shpresuese dhe shumë motivuese për seminaristët,nga që roli i saj ka qenë të shkëmbehen përvojat profesionale mes kolegëve dhe kolegeve, gjë që dhe ja ka arritur qëllimin.
Seminarin e përshëndeti zëvendësministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Faruk Nura, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Nuhi Gashi, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Kosovës, Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kroate, president i Bashkimit të shqiptarëve në Kroaci, një përfaqësues i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare Qarku i Zagrebit dhe kryetarët e shoqatave të mësuesve; Hazir Mehmeti nga Austria, Alma Bejtullahu nga Sllovenia, Mustafë Krasniqi nga Gjermania, Merita Hida Ymeri nga Greqia dhe përfaqësuesi nga Zvicëra. Për të përcjellë me një atmosferë të këndshme të recituesve dhe me monologun emocionues, që solli pranë seminaristëve me plis në dorë, aktor Leonard Hamitaj, po ashtu dhe vallja e grupit folklorik “Kud Ducec”, ku me këto valle përfundoj dita e parë e hapjes së seminarit dhe darka që ishte shtruar për seminaristët.
E, dita e dytë e seminarit filloj me temat e rëndësishme rreth mësimit plotësues dhe u formua komisioni drejtues nga Ymer Avdiut, Hazir Mehmetit, Melita Oreshkoviq etj. ndërsa rreth temave dhe mësimit plotësues folën: Miradija Berishaj, Alma Bejtullahu, Melita Oreshkoviq, Merita Hida-Ymerit dhe Mustafë Krasniqi. Gjë që u trajtuan temat profesionale në fushën e metodologjisë së mësimdhënies. Në këtë seminar folën edhe: Nada Zidar-Bogadi, këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Kroacisë, Andrija Kuric, këshilltar për arsim në të Sllovakisë Osijek, Nuhi Gashi nga Prishtina, prof. Dr. Maximilian Baranačić, arbëreshe nga Zadari, Vera Xhafa-Haliti Slovenia, dr.Blerta Avdiu nga Tirana, Shqipëria, Hazir Mehmeti, Merita Ymeri dhe Eva Paloka dhe Miradija Berisha nga Vjena.
Seminari u përmbyll me zotimin për të ardhmen e gjuhës shqipe për diasporën-mërgatën shqiptare dhe me vizitën në Muzeun e këtij qyteti. Më pastaj për të marr pjesë edhe në sallën e koncerteve, me rastin e kremtimit të Këshillit Koordinues dhe përfaqësues të pakicave kombëtare të qytetit të Zagrebit, ku na shoqëroj edhe kënga e Sopranos sonë shqiptare në Zagreb.