Mustafë Krasniqi: Seminari njëditor, i mbajtur më 27.11.2021, nën përkujdesjen LAPSH-it në Bavari

Mustafë Krasniqi: Seminari njëditor, i mbajtur më 27.11.2021, nën përkujdesjen LAPSH-it në Bavari

Mësimdhënësit e shkollës shqipe në Bavari, ligjëruesit: Dr. Vazhid Sejdiu dhe veterani i arsimit Hamëz Morina nga Zvicëra dhe kryeia e LAPSH-it.

Analizë rreth seminarit njëditor, të mbajtur më 27.11.2021, nën përkujdesjen LAPSH-it në Bavari, në prani të mësimdhënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari, me ligjërues nga Zvicra; Dr. Vaxhid Sejdiut,  Hamëz Morina dhe të mësueses Lume Daci-Hoti nga shkolla shqipe në Bavari. Ndërsa, Mustafë Krasniqi dhe Selim Hotit, përgatitën një orë praktike për mësimdhënësit, me fjalë të zgjedhura në dy grupe me mësimdhënës, me temën “Për 28 Nëntorin”. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit diplomatikë të te dy konsullatave tona shqiptare në Mynih: Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Afrim Nura dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë z. Dashnor Ibra, kryesia e LAPSH-it, të kryesuar nga Milazim Ukaj, që në këtë takim mungoi Rexhep Nikqi, i cili e kishte një takim pune në Berlin. 

Seminari, u cilësua i arritshëm dhe u vlerësua në nivelin profesional, në përputhje me temat e zhvilluara, si nga ana profesionale dhe ajo teknike, duke e falënderuar edhe pronarin shqiptar të restorantit “Tra DI NOI”, Sami Mustafa; [email protected], i cili ishte në nivel të lartë të shërbimit dhe në përgatitjen e sallës. Kujdesi ishte i lartë dhe nën kontroll, për shkak të masave të pandemisë, që i ka republika e Bavarisë dhe shteti gjerman! Të gjithë pjesëmarrësit e Seminarit, ishin të deryruar t’i kishin maskat e duhura gjatë hyrjes e daljes në objekt, ishin të vaksinuar me rregull, i kishin me vete të dhënat e vaksinimit nga institucionet gjermane dhe, megjithatë prapë secili nga pjesëmarrësit e bëri një test të shpejt me dëshmitarë nga ana e LAPSH-it.

Po ashtu u theksuan se përpos suksesit që arriti seminari, agjenda e Këshillit Organizativ nuk u realizua në tërësi, pa fajin tonë, sidomos pjesa e programit artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Freising, me mësuesen Nife Arifaj, për nder të manifestimit të “28 Nëntorin”. Ky program nuk u realizua për shkak të rrethanave dhe kushteve të pandemisë Covid-19 dhe u anulua ardhja e dhjetë mësimdhënësve, të cilët kishin konfirmuar ardhjen nga shkolla shqipe në Austria, me tre mësimdhënës ligjërues! U vlerësua lart moderimi i mësueses, Xhevahire Sylejmani dhe puna e komisionit të përbërë nga: Isuf Bytyçi, Selim Hoti, Valbona Roqi dhe Mustafë Krasniqi! 

Kryesia e LAPSh-it, në analizën e saj rreth seminarit, përkrahjen e përfaqësuesve diplomatikë të dy konsullatave tona shqiptare në Mynih, e sheh jo vetëm si inkurajuese dhe nxitëse, por mbi të gjitha i vlerëson qëndrimet e tyre serioze dhe të sinqerta, në përkrahje të shkollës shqipe: “LAPSH-i dhe mësimdhënësit janë në detyrën e shenjtë, ashtu siç e meritojnë, ngaqë po bëjnë një punë humane e kombëtare! Ne si përfaqësues konsullor ju ftojmë që të qëndroni në këtë vijë; na keni përkrahës çdo herë dhe dyert e konsullatave tona, për ju mësimdhënës dhe anëtarë të LAPSh-it janë të hapura në çdo kohë“, thanë përfaqësuesit Konsullor.

Në fund të takimit, të analizës i cili u mbajt më 1 dhjetor ’21,  “28 Nëntorit” – Dita e pavarësisë, vlerësimi u bë nga organizatorët; kryetari Ukaj, Koordinatori Krasniqi, nënkryetari Hoti dhe sekretari Kolukaj; seminarin e shohin të arritshëm dhe në nivel profesional, gjë që për këtë nxorën këto konkluza:

  1. a) Seminari përfundoi në frymën më të mirë të mundshme dhe suksesshëm, arriti t’i realizojë synimet e tij nga ana profesionale, nga fakti se si ishin të kyçur edhe mësimdhënësit në diskutim rreth temave ligjëruese, të cilat u angazhuan për metodat, teknikat dhe modelet metodologjike në lidhje me mësimdhënien. 
  2. b) Të tilla seminare, jo vetëm që janë të mirëseardhura dhe obligative, për të gjithë mësimdhënësit, por që duhet të dalim së shpejti me një agjendë, për vitin e ardhshëm rreth mbajtjeve të seminareve. 
  3. c) përmes seminareve dhe takimeve të tilla, të shkëmbimit të përvojave, në mes të kolegëve mësimdhënës të shkollës së Bavarisë me shkollën e Austrisë, Zvicrës dhe shkollave tjera, në të ardhmen, të jetë ky bashkëpunim i ndërsjellët e bashkëpunues. 

ç) Po ashtu të gjejmë edhe alternativa tjera të mundshme, që t’i motivojmë prindërit për t’i sjellë fëmijët në shkollën shqip dhe t’i nxisim bashkëkombësit të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, për shkollën shqipe.

Pas kësaj analize të seminarit, kryesia e LAPSH-it mori edhe një nismë tjetër, për sensibilizimin e shkollës shqipe, që të jenë të njoftuar çdo bashkëkombës, se ku kemi shkolla funksionale dhe ato që janë në pritje për t’u hapur, e që në këtë kohë pandemie, në mungesë të klasave, disa nxënës nuk kanë mundësi ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe këtë vit, po që në vitin e ardhshëm 2022 kemi premtime, nga shkollat përkatëse që do të na japin klasa për mësimdhënie!

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …