Më 05.08.2019 një delegacion i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH-i), të përfaqësuar nga z. Mustafë Krasniqi-Koordinator dhe z, Selim Hoti- nënkryetar u taktuan me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i), zëvendës Ministrin z. Heset Sahiti dhe me këshilltarin e lartë z. Fatmir Bytyqi, po ashtu takimi u zhvillua edhe me inspektoren e Inspektoratit të Arsimit znj. Shyhrete Reçica.
Gjatë këtij takimi delegacioni i LAPSH-it shpalosi objektivat e veta dhe i njoftoj për punën dhe sfidat e deritashme, si dhe për procesin e Kuvendit zgjedhor dhe, për vendimet e saj të mëtutjeshme, për përmbylljen e suksesshëm të vitit shkollor 2018/19 dhe shpërndarjen e certifikatave, për nxënësit të cilët e kanë ndjekur procesin mësimor, me Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Takimi ishte në një frymë pune dhe shpresuese në të ardhmen, ngaqë në këtë drejtim është duke u punuar nga dy Ministrit e Arsimit të dy shteteve tona shqiptare, e Tiranës dhe e Prishtinës, thanë përfaqësuesit e lartë të MASHT-it të Republikës së Kosovës. Po ashtu u vlerësua lartë punën e LAPSH-it në Bavari dhe premtuan se nuk do të mungon angazhimi i tyre.
Delegacioni përpos diskutimeve dhe shqetësimin e shprehur për të ardhmen e mërgatës shqiptare, konkretisht për procesin mësimor në Landin e Bavarisë, përfaqësuesve zyrtar ju ofruan këto projekte, që të kenë përkrahjen institucionale: Planin Orjentues, Plani global dhe mujor për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe Ditari i Punës, në nivel të Bavarisë. Këto dy projektdokumente, që ju ofruan zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Arsimit, përgjatë vitit shkollor 2018/19 ishin në diskutim me kryesinë e LAPSH-it dhe Këshillin e Arsimtarëve, ku dhe pati përkrahjen tyre dhe u kërkua që këto dy projekte të draftohen dhe të kenë përkrahjen institucionale.
Ndër të tjera Fatmir Bytyqi u zotua se organet gjegjëse të kësaj Ministrie do të jenë në shërbim të shkollës shqipe në mërgatë, ku në të ardhmen do të angazhohemi edhe më tepër që të jetë e pranishme institucionalisht. Bytyqi delegacionin e përgëzoj për vullnetin dhe punën që ka bërë LAPSH-ja për gjatë këtyre viteve, si dhe njoftoi delegacionin se për të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e dërguar nga LAPSH-ja në adresën tonë janë përcjellë deri te Ministri Shyqeri Bytyqi. Po ashtu Bytyqi dha përkrahje morale për dy projektet e ofruara, si dhe përgëzoj për angazhim e madh dhe të vullnetshëm që bënë LAPSH-i në Bavari.
Takim zyrtar, delegacioni i LAPSH-it, kishte edhe me Zëvendës Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i) z. Eset Sahit dhe me inspektoren e Inspektoriatit të Arsimit znj. Shyhrete Reçica, të cilin e njoftuan për procesin mësimor, shpërndarjen e dëftesave dhe rritjen e numrit të nxënësve, ku dhe njoftuan se me suksese është përmbyll viti shkollor 2018/19 në Landin e Bavarisë. Po ashtu u fokusuan edhe në fillimin e vitit shkollor 2019/20 dhe, për sfidat që do ta presin LAPSH-in në të ardhmet, si dhe për efikasitetin e mësimit plotësues në Landin e Bavarisë.
Delegacioni i LAPSH-it zyrtarisht i dërgoj znj. Shyhrete Reçica dy projekte: Planin Orjentues, global dhe mujor për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe Ditarin e Punës, në nivel të Bavarisë. Znj. Reçica u zotua se do të angazhohet për formimin e një grupi punues i cili do merrej me këto dy projekte, ndërsa nga delegacioni i LAPSH-it u përcaktua të jetë Koordinatori Mustafë Krasniqi në kontakt me grupin punues, për realizimin e këtyre dy projekteve.
Përfund delegacioni LAPSH-it u deklarua se: LAPSH-i që nga themelimi i saj e tutje ka qenë të lidhur me institucionet e atdheut, ku deri më tani kemi dërguar mbi dhjetëra kërkesa, raporte, po ashtu dhe kemi njoftuar për të gjitha pengesat, shqetësimet dhe të arriturat e LAPSH-it, për gjatë dy viteve e më tepër, që nga themelimi i saj, prill 2017, e deri më sot. LAPSH-i gjithashtu ka pasur kontakte të përhershme me organet kompetente, që nga niveli i lartë e deri te ato pedagogjike të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i).
Takime dhe konsulta kemi pasur edhe me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, si dhe me dy Konsullatat tona shqiptare në Mynih. Tashmë zyrtarisht kemi dhe deklaratën e përbashkët të LAPSH-it me dy Konsullatat tona të Përgjithshme në Mynih, të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Republikës së Kosovës të nënshkruar nga z. Arten Hanku, Afrim Nura dhe Milazim Uka, tha Krasniqi(M.K).