Myftar Memia: STRATEGJIA E PANSLLAVIZMIT RUSOMADH DHE E PANSERBIZMIT

Në vitin 1711 Pjetri i Madh i Rusisë thirri në ndihmë shtetet sllave në Europë e në Ballkan për t’u bashkuar me të në luftën fetare për të çliruar kristianët ortodoksë dhe të gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha osmane.
Ideja e pansllavizmit jugor u shfaq që në vitin 1785. Ajo u shpreh nga gjenerali David Neranxhiç në marrëveshjen e Pjetrit me Petroviç Njegoshin, Vlladikën e Malit të Zi. (Sadullah Brestovci “Marrëdh. shqip. Serbo-Malazeze 1820-1878, Prishtinë, f.29). Më 1820 në Rusi u krijua “Shoqata e sllavëve të unjisuar”. Ajo përfshinte: rusët, polakët, çekët, serbët, kroatët, bullgarët dhe sllovenët, që i konsideronte si një komb. Ajo, Detin e ngrirë në Veri, Detin e Zi në Lindje, Detin Mesdhe në Jug dhe Detin Adriatik në Perëndim i quante sllave?! Më 1841 pansllavistët rusë u tubuan rreth parullës së tyre: “Vdekje Europës Perëndimore! Lindja e Perandorisë së madhe sllave është e afërt… Kjo perandori sllave Austrinë do ta rrëzojë, Gjermaninë e Italinë do t’i gjunjëzojë, kurse mbi Turqinë do të ulet…” (Dr. Skënder Riza, Arkivi i Kosovës, Vjetori VIII-IX, Prishtinë, f.124-125). Kështu, promotori i pansllavizmit në Europë e në Ballkan ka qenë Rusia cariste. Ajo në çdo kohë ka vepruar në mënyrë agresive kundër kombit shqiptar, duke pasur në pararojë panserbizmin, jo vetëm për ta gllabëruar e sunduar popullin shqiptar, por me pikësynim strategjik për ta asimiluar e për ta zhdukur si popull e si komb nga harta gjeopolitike e Europës, për të dalur në brigjet lindore të Detit Adriatik.
Ideologu serbosllavomadh Ilia Garashanin, ish ministër i brendshëm i principatës së Serbisë, pastaj kryeministër, në vitet 1844-1848 hartoi programin “Naçertanja” për zhdukjen e Kombit shqiptar. (“Shqipëria dhe Serbia në shek.XIX, f.1, Drago Sllav Stranjakoviç).
Ilia Garashanin, si antishqiptar i tërbuar, i mohonte prejardhjen, identitetin popullit shqiptar. Madje e quante pasardhës i disa fiseve barinjsh”. Në këto gjurmë ecën edhe në ditët tona pseudoshkenca serbosllave. Kosovën e quante “vendi i dhunës, anarkisë së madhe në Ballkan, ndoshta i vetmi në botë”, “nga gjendja fisnore ky popull kishte trashëguar urrejtjen e egër për serbët…”, theksonte serbosllavomadhi i tërbuar nga nacionalshovinizmi e urrejtja patologjike e ndaj popullit autokton shqiptar, sepse i mbronte me gjak trojet e veta mijëravjeçare. (Shaban Braha.” Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare”, Tiranë, 1992, f.14).
Serbosllavomëdhenjët pretendojnë hegjemonizmin mbi popujt e Ballkanit, sepse ata janë “çlirimtarë” të krishtërimit ortodoks nga perandoria osmane dhe mbrojtës të krishtërimit në Ballkan e në Europë. Ata vuajnë nga mania shtetëmadhe, prandaj kanë propaganduar rikrijimin e perandorisë jetëshkurtër të Car Dushanit. Këto pretendojnë ata, “u jep të drejtën historike”, që trojet etnike të popujve të tjerë, që i kanë pushtuar e aneksuar me forcën e armëve, t’i quajnë trashëgimi historike, siç është rasti i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, të pushtuara e të aneksuara më 1912. Metropoliti serb i Karllovaçit në shekullin XIX, Stefan Stratin-Mioviçi, kërkonte përtëritjen e perandorisë serbosllave në Ballkan. (Sadullah Brestovci “Marrëdh. Shqip-Serbo-Malazeze”, Prishtinë, 1982, f.27). Ai, për këtë i dërgonte një projekt carit të Rusisë, Aleksandrit I. Parulla serbe gjatë kryengritjes së parë (1804) ishte: “Për kryqin e shenjtë dhe lirinë e artë”.
Ideologjia panserbe, serbosllave, sllavojugore, rusomadhe dhe sllavojugore dhe pansllave dhe platforma e saj kishin në themel hegjemonizmin, epërsinë mbi popujt josllavë, urrejtjen patologjike e përbuzjen racore ndaj tyre, njëlloj si ideologjia e ortodoksizmit sllav, që predikonte epërsinë mbi fenë ortodokse dhe mbi fetë të tjera. Këto armë ideologjike u paraprinë strategjive pushtuese të popujve të tjerë, serbizimit, asimilimit, shfarosjes së kombit shqiptar në veçanti.
Pansllavizmi rusomadh ndihmonte moralisht e ushtarakisht dhe e ndërsente pansllavizmin serb e malazezë kundër kombit shqiptar, si repart pararojë për të dalur me çdo kusht në brigjet lindore të Detit Adriatik. Kjo ëndërr i ka brejtur rusomëdhenjët deri në ditët tona.
Agresioni i pabesë dhe gjenocidi i principatës së Serbisë kundër trojeve historike shqiptare në vitet 1876-1878 u përgatit në fshehtësi të madhe. Për këtë qëllim Serbia i kërkoi Rusisë ndihma ushtarake, financiare dhe forca ushtarake. Rusia cariste e ndihmoi Serbinë me armatime, me fonde dhe me vullnetarë të komanduar nga gjenerali Gernjanjev, i cili në vitin 1876 mori edhe shtetësinë serbe.
Në qershor 1876 Serbia bëri aleancë ushtarake me Malin e Zi, për të bashkëvepruar njëkohësisht kundër popullit shqiptar. Rusia i dha Serbisë 5.000.000 dinarë, armatime dhe mijëra vullnetarë.
Serbia mobilizoi 124.000 forca. Nga pakicat serbe në jug e në veri mobilizoi 18 batalione e 5000 vullnetarë. Këto forca u përqëndruan në Grupimin e Moravës, të komanduara nga Mihail Çernjanjev. Në krahun e djathtë 12 batalione, në qendër 15 batalione, në të majtë 20 batalione.
Në grupimin e Timokut me komandant kolonel Milojko Leshnjanin me 33 batalione. Grupimi i Ibrit me 31 batalione, të komanduar nga Aleksandër Zahun. Grupimi i Drinit me 11 batalione me korpusin vullnetar, komandohej nga gjeneral Ranko Alimpiç. Rezervë ishin 28 batalione. Kishte 160 topa përveç artilerisë së qytetit. Ndërsa Mali i Zi kishte 24.000 forca, që do të sulmonte njëkohësisht trojet shqiptare në veri.
Më 30 qershor 1876 Serbia i shpalli luftë Turqisë. Më 2 korrik filloi operacionet, por u thye nga qëndresa heroike e forcave shqiptare dhe forcat turke. Rusia, e tronditur nga disfatat politike e ushtarake e Serbisë, i dha ultimatum Portës së Lartë për armëpushim dymujor me Serbinë. Porta e Lartë, e frikësuar nga Rusia ia plotësoi kërkesën. Më 28 shkurt 1877 u nënshkrua paqa Serbi-Turqi. Serbia e Rusia përfituan kohë nga armëpushimi. Më 24 prill 1877 Rusia i shpalli luftë Turqisë. Ajo i kërkoi Serbisë të hynte menjëherë në luftë me Turqinë. Kështu, Serbia më 13 dhjetor 1877 i shpalli luftë Turqisë.
Serbia, me qëllim që të pushtonte tokat shqiptare dhe të bashkonte pakicat serbe që kishin depërtuar në viset shqiptare nën robërinë osmane dhe të zgjerohej sa më shumë në jug, i shpalli luftë Turqisë, sepse ajo mbështetej në ndihmën e drejtpërdrejtë të operacioneve të ushtrisë ruse kundër Turqisë. Kështu, Serbia, më 15 dhjetor 1877 filloi operacionet me 124 batalione të inkuadruara në pesë (5) korpuse e në formacione të tjera: të Moravës, Timokut, Shumadisë, Javorit, Drinës dhe grupimit Timoko-Zajeçar.
Forcat turke ishin përqëndruar kundër forcave ruse. Kjo i jepte krah për përparim ushtrisë serbe dhe asaj malazeze, për të pushtuar viset shqiptare të pambrojtur nga forcat turke. Përballë agresorëve të pabesë serb e malazezë, u ngritën për vetëmbrojtje forcat popullore shqiptare në Veri e Verilindje, në viset e Pormoravës deri në brigjet e Vardarit e të Drinit. Popullit shqiptar të pushtuar e të copëtuar, i mungonte armatimi dhe organizimi nga një qendër kombëtare.
Agresioni serb kundër trojeve shqiptare, gjenocidi shfarosës masiv kundër popullsisë civile solli pasoja tragjike në viset lindore perëndimore e jugore të Parmoravës. Në kujtesën e bashkëkohësve të atyre ngjarjeve tragjike, të përcjellura nga Hajdin Semnica e Dan Belloqafci (Mavriqi), llogariten mbi 35.000 viktima të masakruara barbarisht të çdo moshe e seksi nga forcat serbe, që nuk kursenin as fëmijët, gratë shtatzëna, pleqtë. Madje grave shtatzëna ua çanin barkun me bajonetë e me thikë… Nga gjenocidi shfarosës i ushtrisë serbe të gjitha fshatrat e qytetet shqiptare u zbrazën nga popullsia shqiptare dhe u bënë shkrumb e hi.
Konsulli osman në Nish njoftonte se vetëm në një nga lagjet shqiptare prej 300 shtëpish, vetëm 20 prej tyre shpëtuan pa u bërë shkrumb e hi. Kurse banorët shqiptarë u zhbinë nga trojet e tyre me forcën e bajonetës. Në kazanë e Leskocit u bënë shkrumb e hi 88 fshatra me 1328 shtëpi dhe u shpërngulën dhunshëm 20.667 banorë autokton. Në rrethin e Përkupjes u bënë shkrumb e hi 73 fshatra me 1571 shtëpi… Nga 67 fshatra me 1531 shtëpi shqiptare u shpërngulën dhunshëm 12.480 banorë. (“Gjurmime albanologjike” Seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1978, f.14).
Në Përkupje, Bujanoc u dogjën të gjitha shtëpitë e shqiptarëve edhe banorët, u shpërngulën me forcën e bajonetës. Ata banorë që nuk pranonin të largoheshin nga trojet e tyre i digjnin të gjallë.
Vetëm fshati Pllanë e Madhe kishte 889 shtëpi shqiptare, të cilat u bënë shkrumb e hi. (“Gjurmë e Gjurmime” Seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1980, f.138-139). Në Pirot nga 2270 shtëpi, u dogjën 1327 (po aty, f.137).
Gjatë agresionit të Serbisë nacionalshoviniste serbosllavomadhe kundër trojeve shqiptare, në vitet 1876-1878 u bënë shkrumb e hi 713 fshatra e qytete autoktone shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Toplicës, Leskocit, Kosanicës, Përkupjes, Pirotit, Vranjës edhe deri në vitin 1881 u masakruan, u zhbinë nga trojet e tyre mijëvjeçare dhe u zhdukën nga faqja e dheut mbi 660.000 shqiptarë autokton. (Bajram Kurti. “Gjaku i Lirisë” 7-8, Prizren, 2005, f.162-163.
Historiani Novakoviç theksonte se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në Kosovë ka pasur trazira të mëdha, për arsye të ndjekjes (shpërnguljes) së shqiptarëve me dhunë nga Toplica e viset e tjera prej Përkupjes deri në Nish gjatë luftës 1876-1878 nga ushtria serbe. (Mark Krasniqi “Gjurmë e Gjurmime”, Prishtinë, 1979, f.140).
Princi i Serbisë Milan Obranoviç, më 1876, urdhëronte oficerët dhe ushtrinë agresive serbe: “Ai që ndjek më shumë shqiptarë, do të ketë më shumë merita për vendin e vetë”. Princi Obronoviç, ka pasur pëlqimin e monarkisë serbe dhe duar të lira që me forcën e armëve të shpërngulte shqiptarët e Sanxhakut të Nishit…” (“Gjurmë e Gjurmime”, Seria e shkencave historike IX-1979, f.135).
Një strategji të tillë zbatoi edhe principata e Malit të Zi. Kur forcat serbe arritën deri në Gjilan, ushtria malazeze më 10 janar pushtoi Tivarin, më 19 Ulqinin, një javë më pas doli në brigjet perëndimore të Liqenit të Shkodrës. Kështu fronti pansllav serbomalazezë po shtrihej më në thellësi të trojeve shqiptare. Në ballë të forcave pushtuese printe Rusia cariste. Fitorja e Rusisë mbi Turqinë dhe fitorja serbo-malazeze gjatë luftimeve 1876-1878 i kushtoi shumë shtrenjt kombit shqiptar. Qëllimi strategjik i agresorëve me Rusinë cariste në krye, ishte që me çdo kusht për të dalë në brigjet lindore të Detit Adriatik.
Fuqitë e Mëdha të Europës në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878) nuk përfillën zërin e popullit shqiptar, ndër më të lashtët në Europë. Madje nuk ia njohën as kombësinë shqiptare, por, sipas propagandës pansllavojugore me Rusinë cariste në ballë, e quajtën një shprehje gjeografike”. Pra i mohuan prejardhjen Iliro-Shqiptare mijëravjeçare. Kështu, Kongresi grabitqar i Berlinit nuk dënoi gjenocidin shfarosës serbo-malazezë ndaj popullit shqiptar, por e përligjën atë dhe agresorët i shpërblyen me mijëra km katrorë të trojeve historike shqiptare.
Mijëra banorë shqiptarë autokton, të cilët u shpërngulën me zjarr e hekur nga trojet mijëravjeçare, që ua grabitën gjithë pasurinë e tundshme e të pafundshme, shtëpitë ua bënë shkrumb e hi, kurrë nuk mundën (nuk u lejuan) të riktheheshin në trojet e pronat e tyre stërgjyshore, të cilat u populluan me kolonë ardhacakë serbo-malazezë, të cilët, të ndihmuar ushtarakisht, financiarisht edhe me forca mercenare ruse dhe të bekuar nga Fuqitë e Mëdha të Europës po përgatiteshin për të pushtuar viset shqiptare në thellësi të Shqipërisë veriore, verilindore e lindore, të paktën deri në Shkumbin.

Në Kryengritjen e Përgjithshme më 1912 për pavarësi nga Perandoria osmane mëse 60.000 forca kryengritëse vetëm në Vilajetin e Kosovës, të udhëhequra nga Heronjt e Popullit Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri, çliruan Kosovën, Shkupin, Tetovën e vise të tjera në Jug e në Veri. Kështu, kombi shqiptar ishte në prag të shpalljes së Pavarësisë kombëtare. Serbia, Mali i Zi, Greqia e Bullgaria, të etshëm për të gllabëruar tokat shqiptare, në mënyrë të ethshme, të ndihmuara ushtarakisht, financiarisht e me mercenarë, bjellorusë, bënë aleanca të fshehta ushtarake dhe në tetor 1912, me forca të mëdha ushtarake të armatosura deri në dhëmbë sulmuan trojet shqiptare. Serbia mbi Kosovën, Shqipërinë veriore dhe viset lindore në Maqedoni; Mali i Zi, Plavën e Gucinë, Hotin, Grudën e Këlmendin, Pejën e Gjakovën me objektiv Prizrenin e Shkodrën, Greqia në Jug me objektiv Janinën, në tërësi Çamërinë e viset e tjera shqiptare deri në Shkumbin, ndërsa Bullgaria në Lindje për të arritur deri në Korçë e më gjërë.
Kështu, me propagandën demagogjike “për të çliruar të krishterët ortodoksë nga islamizmi osman” pushtuan trojet historike shqiptare, mbytën në gjak mbarë kombin shqiptar. Ndërsa Fuqitë e Mëdha të Europës (njerkë e egër ndaj kombit shqiptar) agresorëve u dhanë bekimin!!!
Ky është krimi më i madh historik që bënë Fuqitë e Mëdha imperialiste të Europës nën diktatin e Rusisë cariste në kurriz të kombit shqiptar, krim i cili gjatë gjithë historisë, që nga Kongresi grabitqar i Berlinit (1878) deri në ditët tona, jo vetëm nuk u korrigjua por u përvijua tragjikisht në Konferencën e Londrës (1913), në Konferencën e paqes në Paris (1919) e në vazhdim deri në ditët tona.
Në vitet 1876-1878, përpara gjenocidit shfarosës serbo-malazezë, trojet shqiptare historike të banuara në shumicë nga populli shqiptar, ishin 124 mijë kilometra katrorë (Bajram Kurti. “Gjaku i Lirisë” 7-8, Prizren, 2005, f.162-163). Ndërsa pas Kongresit të Berlinit, i cili i shpërbleu agresorët me mijëra kilometra katrorë, trojet shqiptare u rrudhën në 115 kilometra katrorë. (Ukshin Hoti “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, Prishtinë, 1989, f.156).
Konferenca e Londrës (1913) dhe Konferenca e paqes e Parisit (1919) i shkëputën trungut të shtetit shqiptar pjesët më vitale kombëtare në Veri, Verilindje, Lindje e në Jug, duke i shpërblyer agresorët serb, malazezë, maqedonë e grekë me mëse ¾ e trojeve historike shqiptare. Kështu, kombi shqiptar u copëtua tragjikisht në pesë shtete, ndërsa shtetit shqiptar i mbetën 28 mijë kilometra katrorë, as ¼ e trojeve kombëtare historike. Kombi shqiptar kurrë nuk është pajtuar as nuk pajtohet me padrejtësinë e krimin historik që i është bërë nga Fuqitë e Mëdha imperialiste të Europës.
Kështu, që në fillim të shekullit VIII promotori i pansllavizmit dhe ortodoksizmit në Ballkan e në Europë ka qenë e mbetet aktiv Rusia cariste e trashëgimtarët e saj. Ajo në çdo kohë ka vepruar aktivisht e egërsisht si në planin diplomatik dhe në atë ushtarak. Madje i ka diktuar faktorit vendimmarrës Europian si në Kongresin e Berlinit (1878), Konferencën e Londrës (1913), Konferencën e paqes në Paris (1919). Copëtimin e trojeve historike shqiptare, sakatimin e shtetit shqiptar të porsalindur pas pesë shekujsh robërie osmane. Me qëllim strategjik për ta zhdukur si popull e si komb nga harta gjeopolitike e Europës, që të shtinte nën kthetrat e Rusisë brigjet lindore të Detit Adriatik.
Madje kjo ëndërr mëse treshekullore edhe në shekullin e ri nuk e lenë të qetë, prandaj me kryeneçësi përpiqet t’i imponojë faktorit demokratik Euroatlantik perëndimor strategjinë pansllaviste shtetmadhe për Statusin e Kosovës.
Platforma politiko-strategjike serbosllavomadhe e ideologut serb, Ilia Garashanin (1844-1848), e ideuar nga Rusia cariste për zhdukjen e kombit shqiptar nga harta gjeopolitike e Europës dhe e pasuruar nga ndjekësit e tij: Çubroloviç (1937-1944), Meleviç (1939), Andriq (1939) edhe nga Akademia e Shkencave të ish Jugosllavisë Federative, ka vazhduar valë-valë pa ndërprerje me metodat më prefide që nga vitet 1876-1878 deri në ditët tona, që ndërmori regjimi terrorist i Sllobodan Millosheviçit me operacion “Patkoi” në Kosovë më 1998-1999, me etnocidin masiv shfarosës të pashoq në Europë.
Zhbirjen e popullit shqiptar nga trojet stërgjyshore në Kosovë, në Mal të Zi e në Maqedoninë perëndimore, në bazë të platformës sekrete të Çubroloviçit të 3 nëntorit 1944 do ta realizonte në mënyrë të rrufeshme Ushtria jugosllave e komanduar nga pansllavisti Tito. Madje për ta bërë fakt të kryer përpara Europës, viset shqiptare nën Jugosllavi, në mënyrë të rrufeshme do t’i popullonte me kolonë sllavë. Por falë largpamësisë politike e strategjike të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH me në krye Komandantin Enver Hoxha, që dërguan dy divizione të UNÇSH në Kosovë e në viset shqiptare nën Jugosllavi dhe ngritën në këmbë mëse 50 mijë luftëtarë kundër pushtuesve hitlerianë dhe luftuan deri në thellësi të Jugosllavisë. Kështu, ua dogjën në duar pansllavistëve jugosllavë planin strategjik ogurzi kundërshqiptar që nuk do ta korrigjonin dot as shekujt.
Mirëpo mbeturinat e koloborocionistëve të Ballit e të Legalitetit, që u bashkuan me hitlerianët për të shpartalluar UNÇSH, por dështuan me turp, dhe pinjollët e tyre, falsifikatorë të historisë LANÇSH e quajnë “luftë civile”, nxijnë mijëra tonë letër, me lloj-lloj makjazhesh për të ruajtur fytyrën e pa fytyrë të paraardhësve të tyre, ish bashkëpunëtorë të nazifashistëve italogjermanë. Po të mos ishte lufta heroike e UNÇSH, që e radhiti Shqipërinë me aleancën antifashiste botërore, mbi të cilën, ju bashkëpunëtorë të nazifashizmit hidhni tonelata baltë, Shqipëria e vogël do të copëtohej midis Jugosllavisë e Greqisë. Kombi shqiptar do të shuhej nga harta gjeopolitike e Europës.
Madje ata dhe të tjerë, të vetëquajtur atdhetarë të flakët demokratë, në fillim të vitit 1990, me parullën antikomuniste, trumbetonin. Shpifjen e tyre monstruoze kundër së vërtetës historike: “Diktatori Enver Hoxha e PKSH ja kanë shitur Kosovën e viset e tjera shqiptare Jugosllavisë së Titos…” dhe “garantonin” turmat e ekzaltuara “se me të ardhur të demokratëve në pushtet do ta bashkojmë menjëherë Kosovën me Shqipërinë.” Mirëpo kur erdhën në pushtet në mars 1992, se populli atdhetar ishte i gatshëm të derdhte gjak për çlirimin e Kosovës, prandaj i solli në pushtet, ata kërkuan nga Sllobodan Millosheviçi “hapësirë demokratike” për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavinë federative nacionalshovinistë sllavomadhe fashiste, por jo bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ose rikthimin e Anatonomisë që ua hoqi me tanke në mars 1989, që ua njihte Kushtetuta e Jugosllavisë më 1974.
Kryekrimineli i luftës Sllobodan Millosheviçi që i vuri zjarrin Ballkanit gjatë dekadës 90 të shekullit XX, kërkesës së demokratëve të Shqipërisë në pozitë për “hapësirë demokratike në Kosovë” iu përgjigj flakë për flakë me operacionin “Patkoi” në Kosovë. Ai ushtroi me zjarr e hekur gjenocidin shfarosës dhe etnocidi racist masiv. Shuajti qindra familje duke i djegur të gjallë në zjarr me gra e fëmijë. Kosovën e bëri shkrumb e hi. Shpërnguli një popull tërë nga trojet e tij etnike mijëvjeçare. Grabiti gjithë pasurinë e tij të tundshme e të patundshme. Përdhunoi e zhduku në mënyrë kriminale mijëra femra shqiptare, të çdo moshe. Për të humbur gjurmët e krimeve mbushi varret masive në Serbi me dhjetra mijë civilë të paarmatosur shqiptarë të Kosovës. Po falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me heroizmin e saj të paepur rrëzoi përtokë mitin e pathyeshmërisë së armatës nacionaliste serbosllavomadhe, të ndihmuar nga Rusia ushtarakisht, financiarisht dhe me mercenarë e oficerë për të drejtuar operacionet kriminale.
Qëndresa e pamposhtur e UÇK u bë faktor vendimtar për ndërhyrjen e NATO-së kundër agresionit e etnocidit shfarosës jugosllav në Kosovë. NATO-ja e udhëhequr nga Presidenti i SHBA, Bill Klinton, në bashkëveprim luftarak me UÇK-në, e detyroi regjimin terrorist të Beogradit dhe kryekriminelin e luftës Sllobodan Millosheviçit të kapitullojë pa kushte dhe të tërheq me turp mbeturinat e forcave gjakatare nga Kosova në qershor 1999.
Vetëm në këtë luftë çlirimtare titanike populli i Kosovës la në fusha të betejave të pabarabarta mbi 2000 dëshmorë, 20.000 invalid lufte, dhjetëra mijë viktima të zhdukura pa lënë gjurmë.
Që nga vitet 1876-1878 pa folur për mesjetën e hershme e të vonë kur vërshuan turmat sllave nga stepat e Rusisë në Ballkan, deri në vitet 1998-1999, valët panserbosllave për grabitjen e trojeve historike iliroshqiptare dhe gjenocidi e etnocidi racist shfarosës kanë vazhduar valë-valë pandërprerje. Kështu, populli shqiptar, liri e paqedashës, për të mbrojtur trojet e veta historike, ekzistencën e tij, identitetin kombëtar nga valët e barbarisë serbosllavomadhe greke, malazeze, sllavomaqedone, të ndihmuara nga Rusia cariste për interesat e saj strategjike, gjatë 127 viteve la në fushat e betejave mbi një milion dëshmorë për liri e pavarësi kombëtare…” (Bajram Kurti. “Gjaku i Lirisë” 7-8, Prizren, 2005, f.72-73). Dhe kanë dëbuar miliona shqiptarë dhunshëm si turq e myslimanë në shkretëtirat e Anadollit, që Turqia “mike” nuk ua njeh as kombësinë shqiptare, dhe nëpër botë deri në Australi.

Kombi shqiptar gjatë historisë së tij mijëravjeçare kurrë nuk ka vuajtur nga sindromi i shtetëmadhësisë, as e supremacisë mbi popujt e tjerë, siç vuajnë serbosllavomëdhenjët, grekët, malazezët, sllavomaqedonët, të cilët së bashku, kanë grabitur me zjarr e hekur mëse ¾ e trojeve historike shqiptare. Ai kurrë nuk ka lakmuar trojet e të tjerëve dhe nuk ka sulmuar askënd. Përkundrazi ai ka rrezikuar veten në ndihmë të tjerëve, siç ka derdhur shumë gjak për Greqinë, që të fitonte pavarësinë nga Turqia, apo Jugosllavinë për t’u çliruar nga pushtuesit hitlerianë, duke lënë në thellësi të Jugosllavisë mëse 600 dëshmorë vetëm nga divizioni i 5-të e i 6-të i UNÇSH, pa llogaritur mijëra dëshmorë nga shqiptarët nën Jugosllavi.
Ideologët nacionalshovinistë serbosllavomëdhenjë, përpara një shekulli, për të ndezur urrejtjen e popujve sllavë kundër popullit shqiptar liri e paqedashës dhe për të mashtruar opinionin ndërkombëtar, madje edhe për të frikësuar Europën “me rreziku që paraqet Shqipëria për t’i vënë zjarrin jo vetë Ballkanit, por tërë Europës…” Fabrikuan shpifjen e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe dhe në propagandën e tyre të ethshme Shqipërinë e paraqesin shtet islamik. Po ashtu edhe popullin shqiptar jashtë kufijve politik. Kur dihet botërisht se qëkur ka lindur shteti shqiptar, ai ka qenë dhe është shtet laik. Dhe kjo shpifje, sllogani “Shqipëri e Madhe”, është futur e përdoret vazhdimisht edhe në fjalorin diplomak. Dhe për çudi politikanët, diplomatët dhe shkencëtarët tanë nuk e marrin mundimin me e hedhur poshtë këtë shpifje monstruoze. Unë mendoj se është detyrë imperative për ta argumentuar shkencërisht se “Shqipëri e Madhe” do të ishte në qoftë se do të kishte grabitur viset historike të të tjerëve, siç na kanë grabitur, fqinjët që na rrethojnë mëse ¾ e trojeve tona historike dhe na akuzojnë për shqiptaromëdhenjë?!! E ne heshtim. E heshtja do të thotë pranim.
Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkan e në Europë që kufizohet në veri, në veriperëndim, në veri, në verilindje, në lindje, në juglindje e në jug vetëm me hapësirën historike të trojeve shqiptare e me asnjë komb tjetër. Është detyrë imperative e politikanëve, diplomatëve, shkencëtarëve dhe publicistëve shqiptarë, që me argumente shkencore të demaskojnë këtë shpifje monstruoze pansllaviste e panhelene shtetmëdha, që kanë grabitur me zjarr e hekur mëse ¾ e trojeve historike shqiptare. Kështu u zgjeruan edhe në troje të të tjerëve dhe krijuan shtetet e tyre të mëdha me ndihmën e Fuqive të Mëdha grabitqare që në Kongresin famëkeq të Berlinit (1878), në Konferencën e Londrës (1912-1913) dhe në Konferencën e Parisit (1919).

Pas epokës heroike të Skënderbeut, Perandoria Osmane arriti ta ripushtoi me zjarr e hekur Shqipërinë zëmadhe. Për ta asimiluar e zhdukur si popull e si kombe kryengritës nga harta gjeopolitike e botës, ajo nuk ia njohu kurrë identitetin kombëtar. Ajo, me qëllim që populli shqiptar të mos mund të kompaktësohej si popull e si komb, ia ndaloi edhe shkollimin në gjuhën amtare, kurse sllavëve edhe helenëve të mbrojtur nga Rusia cariste nuk ua ndalonte shkollimin në gjuhën amtare. Madje i lejonte. Shkollat greke e sllave në trojet shqiptare… Kështu, popullin shqiptar numerikisht të vogël e copëtoi në katër vilajete osmane, dhe e copëzoi në oqeanin e popujve të perandorisë e ruajti identitetin e vet kombëtar. Por populli shqiptar shqiptar, ndër popujt më vital në Ballkan e në Europë, me stoicizëm, gjatë pesë shekujsh nën zgjedhën mesjetare osmane, shumëshekullore me moton “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Në vjeshtë 1912 populli shqiptar në prag të pavarësisë. Në tetor 1912 Serbia, Mali i Zi, Greqia e Bullgaria i shpallën luftë Turqisë me sllogonin nacionalshovinist: “Të çlirojmë popujt e krishterë ortodoksë të Ballkanit nga zgjedha osmane” i shpallën luftë Turqisë, për të ndarë midis tyre trojet shqiptare.
Ata, me zjarr e hekur, të ndihmuar ushtarakisht nga Rusia cariste, pushtuan Kosovën, Shqipërinë veriore deri në Shkodër, viset shqiptare lindore dhe në Jug Çamërinë.
Më 28 Nëntor 1912 Shqipëria shpalli Pavarësinë kombëtare. Ajo iu kërkoi Fuqive të Mëdha që ushtritë pushtuese të shteteve fqinje të tërhiqen nga trojet shqiptare. Por Fuqitë e Mëdha Europiane në Konferencën e Londrës (1912-1913) dhe në atë të Parisit (1919), nën diktimin e Rusisë sllavomadhe, Francës e Londrës, i shpërblyen agresorët nacionalshoviniste sllavomëdhenjë e helenë: Serbinë, Malin e Zi e Greqinë me mëse ¾ e trojeve historike shqiptare më vitale.
Serbia serbosllavomadhe, Mali i Zi dhe Greqia panhelene duke ditur se këtë popull aq vital e të panënshtruar nuk e asimilonin dot, aplikuan metodat e perandorisë osmane: Copëtimin e copëzimin e popullsisë shqiptare. Mohimin e kombësisë, ndalimin e gjuhës shqipe, mohimin e historisë së tij mijëvjeçare. Madje dërgimin dhunshëm të qindramijë shqiptarëve, si “turq” në shkretëtirat e Anadollit. Ata përdorën gjenocidin e etnocidin shfarosës racistë si në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni perëndimore nga ish mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, dhe në Çamëri nga Greqia helene, duke i zhbirë afro 700.000 çamë nga trojet historike mijëvjeçar, duke u grabitur gjithë pasurinë e tundshme, të patundshme, duke u mohuar rikthimin në vatrat e veta. Ndonëse Greqia është anëtare e BE, faktori ndërkombëtar, BE heshti ndaj këtij krimi etnocidal racist!
Në prill 1941 Jugosllavia u pushtua nga Gjermania naziste. Italia fashiste në bashkëpunim me Gjermaninë pushtoi Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit. Ajo për të shuar rezistencën antifashiste të popullit shqiptar trumbetoi krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe bashkoi me Shqipërinë me Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, Plavën e Gucinë, Hotin, Grudën, Ulqinin e Tivarin dhe disa vise shqiptare në Maqedoninë perëndimore. Gjermania mbajti nga Kosova Trepçën, Podujevën, Boletinin dhe Vushtrinë. Ndërsa aleates së tyre, Bullgarisë nazifashiste i dhanë nga viset shqiptare Gjilanin, Karadakun e Gjilanit, Kaçanikun, Shkupin, Velezin, Manastirin e Ohrin dhe qeverisë koloborosioniste të Nediçit në Beograd i dhanë qarkun e Mitrovicës në Kosovë. Kështu, Kosovën e copëtuan në katër pjesë okupacioni.
Mbas mbarimit të LDB Jugosllavia federative, me gjithë premtimet e saj demagogjike gjatë luftës, popullit shqiptar nën Jugosllavi, nuk ia njohu të drejtën e saj të ligjshme për vetëvendosje e bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë “konsakruar në Kuvendin e Bujanit (dhjetor 1943-janar 1944). Ajo, për ta asimiluar atë popull vital, me territor kompakt, përdori taktikat më prefide: E copëtoi dhe e copëzoi në tri republika e në një krahinë formale (qark të Serbisë). Madje trumbetoi sllogonin demagogjik: “Bashkim Vëllazërim”, që do të thoshte: “shkrirje e popullit shqiptar etnik në popullsinë serbosllavomadhe në pushtet, serbizimin, asimilimin gradual dhe zhdukjen e tij si popull e si komb. Ajo, me manipulime e dhunë të egër fashiste sistematike, qindra mijëra familjeve shqiptare, ua mohoi kombësinë. I regjistroi “turq”, “myslimanë” etj. Dhe e dëboi dhunshëm në shkretëtirat e Anadollit në marrëveshje kundërshqiptare me Turqinë, e cila miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqinë “mike” të Shqipërisë, nuk ua njeh kombësinë shqiptare. Dhe për çudi, qeveria e Shqipërisë nuk bëza?!! Megjithatë terror masiv sistematik populli shqiptar nuk u mposht. Ai qëndroi heroikisht duke njomur me gjak çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare historike.
Më 8 shkurt 1945 vendosi pushtetin ushtarak sllavomadh. OZNA, ekzekutoi 47 000 atdhetarë shqiptarë, si “antikomunistë shqiptaromëdhenjë” (B. Kurti, vep. e cituar).
Për të zvogëluar numrin dominues të popullsisë me kombësi shqiptare në Kosovë, regjimi terrorist jugosllav në vitin 1962 i shkëputi Kosovës tri komuna: Preshevën, Bujanovcin e Metvegjën në lindje dhe ia aneksoi Serbisë, ndërsa Kosovës i dha tri komuna serbe në veri të Mitrovicës që të popullojë Trepçën me serb dhe të ulë numrin e kombësisë serbosllave në Kosovë.
Jugosllavia titiste nuk e mposhti dot qëndresën vigane të popullit vital të Kosovës. Kështu, u detyrua që me Kushtetutën e 1974 Krahinës së Kosovës t’i njohë të drejtën, Statusin e përfaqësimit të drejtpërdrejtë në Federatën e Jugosllavisë me rrotacion si republikat jugosllave. Atë qëllim strategjik kundër kombit shqiptar që nuk arritën as ish mbretëria e kral Aleksandrit, as UNÇJ me në krye Titon e Rankoviçin, e ndërmori kryekrimineli Sllobodan Millosheviçi. Ai, në mars 1989 ua hoqi me tanke Statusin e Krahinës Autonome të Kosovës, dhe e ktheu në një qark (obllast) të Serbisë, pa asnjë të drejtë kombëtare. Kështu, në vitet 1998-1999 ndërmori operacionin terrorist ushtarako-policor “Patko” për ta zhbirë popullin shqiptar nga trojet e tij historike me gjenocidin shfarosës dhe etnocidin racist serbos-sllavomadh, me promotor Rusinë. Por falë heroizmit të UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-së, regjimi gjakatar i Beogradit kapitulloi me turp si kriminel lufte në Ballkan.
Pasardhësin e kryekriminelit të luftës, Millosheviç, Koshtunica, miliona telespektatorë e kanë parë me kallashnikov në dorë në krye të kriminelëve serb duke u vënë flakën në Mitrovicë shtëpive të shqiptarëve, që vetëm Karla del Ponte nuk e ka “pa”, Tadiç e Drashoviç e kompani, që vetëquhen “demokrat” dhe që ithtarët nostalgjikë të vjetër e të ri europian i përkëdhelin, për të ruajtur fytyrën e pa fytyrë të regjimit gjakatar të Beogradit?!
Ata jo vetëm që nuk i kërkuan falje popullit liri e paqedashës të Kosovës për gjenocidin shfarosës e etnocidin masiv racistë ndaj tij, por e akuzojnë për terrorizëm, fondamentizëm islamik, seperatizëm, nacionalizëm “shqiptaromadh” e izma të tjera të fabrikuara nga ideologët, nacionalshovinist, serbosllavomëdhenj fashisto-racistë, kundër kombit shqiptar. Ata, për ta trembur Europën, popullin shqiptar në Ballkan e quajnë “bombë me sahat”, që do t’i vejë zjarrin Europës, Ballkanit e më gjërë. Prandaj, sipas tyre, kombi shqiptar duhet të zhduket nga harta gjeopolitike e Europës?!! Qëndrimi pasiv i disa politikanëve e diplomatëve të Shqipërisë len shumë për të dëshiruar. Ata nuk u përgjigjën flakë për flakë shpifjeve të Beogradit, por heshtin. E heshtja është miratim?! Ndonjë tjetër kërkon që Qeveria e Kosovës pakicës serbe të krijojë kushte optimale jetese, kur dihet se ajo në kushtet e sotme nuk mund t’ua ofrojë as minimumin jetik mëse 90% të popullsisë të shkatërruar nga gjenocidi e etnocidi masiv racist serbos-sllavomadh fashist. Madje ndonjë tjetër, kur belbëzon ndonjë fjalë pa nerv kombëtar, kërkon që populli shqiptar i Kosovës duhet të zgjasë dorën e pajtimit, regjimit terrorist të Beogradit?!! Në vend që të kërkojë dëmshpërblimet e luftës shfarosëse.
Ai “harron” se populli shqiptar i Kosovës, për t’i shpëtuar shfarosjes, për të mbrojtur lirinë e identitetin kombëtar, varret e gjystërgjyshëve, për të fituar lirinë e pavarësinë kombëtare, ai derdhi lumenjë gjaku. Dha mijëra dëshmorë heroikë, dhjetëra mijë invalid të LÇK, dhjetëra mijëra qytetarë të zhdukur pa lënë gjurmë, gjithë pasurinë e tundshme e të patundshme të grabitur e të bërë shkrumb e hi.

Voisllav Koshtunica, Tadiç e kompani pasardhës të Millosheviçit, nuk ia dorëzojnë Gjykatës së Hagës kriminelët e luftës Karanxhiç e Mlladiç etj., i ruajnë për ndonjë skenar kriminal, të përgatitur në Beograd e në Moskë, për t’i përdorur kundër Kosovës.
“OKB pa detyruar Beogradin të dorëzojë kriminelët e luftës në Ballkan dhe të paguaj krimet ndaj popujve të pafajshëm, e shpërbleu Beogradin me pranimin e Jugosllavisë së mbetur në gjirin e saj (11.11.2000) dhe në vitin (2003) e pranoi Unionin Serbi-Mali i Zi, që shqiptarët të lidhen me një krijesë të re kolonialiste kriminale artificiale: Serbi-Mali i Zi-Kosovë?! Ndërsa FMN e shpërbleu Serbinë me shlyerjen e 10 miliardë dollarë borxhe?!”
(Bajram Kurti. “Gjaku i Lirisë” 7-8, Prizren, 2005, f.73).
Kryeprokurorja e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, zonja e nderuar. Karla del Ponte, e ndikuar nga pansllavizmi Beograd-Moskë, për të deheorizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës së pamposhtur, me akuzat e fabrikuara në Beograd, dërgon në Gjykatën e Hagës disa nga komandantët heroikë të UÇK-së, si p.sh. Ramush Haradinaj, Fatmir Lima (Çeliku) etj.?!
Gjithashtu edhe UNMIKU në Kosovë, me akuza të tilla, me dëshmitarë kundërshqiptarë të paguar nga shërbimet sekrete të Beogradit, ka dënuar disa nga udhëheqësit heroikë të UÇK-së legjendare?!
Brezat e kombit shqiptar nuk mund të harrojnë kurrë pastrimin etnik të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 nga falangat gjakatare serbo-fashiste të Beogradit:

U shpërngulën nga Kosova rreth………………………………………863. 000
U zhvendosën dhe u përndoqën nëpër male afër…………….700. 000
Ranë dëshmorë në frontet e luftës çlirimtare.. …………. …….1.850
U vranë dhe u masakruan rreth…………………………………………12. 000
U plagosën më shumë se.. ……………………………………………..20.000
Ende konsiderohen te zhdukur ………………………………………..2. 000.

Kontrolloni gjithashtu

Shote Galica

Mehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)

Femra shqiptare në vazhdimësi është përballur me vrazhdësitë dhe ashpërsitë e jetës, mbi të rëndoi …