Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava iu ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një kërkesë që ta shfuqizojë urdhëresën administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra sepse është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pasur përepjekje që duke u thirr në këtë udhëzim, t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë. Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Kjo kërkesë e kamotshme e Bashkësisë Islame nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, është thënë në kërkesën e Tërnavës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …