Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondal. Myftiu Tërnava i ka shprehur mirënjohje ambasadorit norvegjez për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës. Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me Norvegjinë si dhe ka falënderuar për përkrahjen që shteti i Norvegjisë i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë. Ndërsa ambasadori Grondahl ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen dhe ka çmuar kontributin e myftiut dhe të BIK-ut që po japin në ndërtimin e Kosovës tolerante, ku të gjitha fetë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.