Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botën islame

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët islamë për festën e Kurban-Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët islamë për festën e Kurban-Bajramit. Në adresimin e tij, Tërnava u shpreh se i bashkëngjitet lutjeve e ibadeteve të besimtarëve myslimanë që janë duke e kryer obligimin e haxhit. Ai tha se pas dy vjetëve, për shkak të pandemisë COVID-19, edhe pse jo në kapacitet të plotë, këtë vit besimtarëve myslimanë iu mundësua udhëtimi drejt vendeve arabe për të kryer haxhin. Myftiu tha se mesazhet e festës së Kurban-Bajramit janë devotshmëria, barazia, sakrifica, flijimi e solidariteti. Më lejoni që në këtë ditë të madhe, në ditën e Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira për shëndet, harmoni e mbarësi, me shpresën dhe bindjen e fortë se në këtë festë të Kurban-Bajramit, do të përfitojmë nga begatitë dhe mëshira e  Krijuesit të Gjithësisë.  Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja, thuhet mes tjerash në urimin e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava drejtuar  besimtarëve  islamë për festën e Kurban-Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …