Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë myslimanët për fillimin e muaji të Ramazanit. Tërnava në një konferencë për media ka thënë se agjërimi është një kurs edukativ. “Në esencë agjërimi është një kurs edukativ, i cili përgjatë një muaji të tërë në mënyrë intensive punon për të formësuar në mënyrë të përsosur personalitetin e besimtarit dhe lidhjet e tij me Zotin dhe të tjerët. Ndërkohë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e sotme më 16 maj 2018. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të obligimeve fetare dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar, thuhet në fund të njoftimit dhe urimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …