leoni

Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi besimtarët islamë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të agjërimit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët islamë ë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit, duke u shprehur që agjërimi i tyre të pranohet dhe duke u lutur për ndaljen e konflikteve në mbarë botën. Muaji i Ramazanit nis më 11 mars, por data e nisjes ndryshon në shtete të ndryshme, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Tërnava tha se ky është muaj i mirësisë e faljes, ku shtohet dashuria për fenë dhe Zotin. Ai tha se agjërimi njëmujor është një adhurim specifik që bëhet vetëm për Zotin. Në këtë natë të madhe, në këtë atmosferë hyjnore ftoj besimtarët tanë kudo që janë që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke ruajtur dhe kultivuar lidhjet familjare dhe duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve, duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes mes vete”, tha Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …