Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në një takim, zotërinë Muhamed al Isa, sekretar i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, me të cilin kanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës së Botës Islame. Myftiu Naim Tërnava pas takimit ka falënderuar sekretarin e Ligës së Botës Islame për ndihmën që i ka dhënë Kosovës drejt forcimit të shtetit dhe njohjen e pavarësisë nga shtetet islame. Muhamed bin Abdulkerim al Isa, në fjalën ne tij tha se kemi ardhur dhe po bëjmë këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit mes vëllezërve tanë dhe për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Sikur e dini jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull me besim islam, i cili është shembull dhe tolerant në këtë pjesë të botës dhe ka treguar një kulturë dhe civilizim të lartë në praktikumin e fesë së pastër. Populli shqiptar ka dëshmuar se është një popull modern dhe ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës mes popujve dhe besimeve”, tha Muhamed bin Abdulkerim al Isa.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …