Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka paralajmëruar padi kundër shpifësve të cilët përhapin gënjeshtra se Bashkësia ka marrë para nga Serbia. Kjo deklaratë e Tërnavës u publikua pasi ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, në një emision televiziv, kishte thënë se ka xhami që janë ndërtuar me para që kanë ardhur nga Serbia. Me këtë rast, Tërnava ka sfiduar të gjithë që nëse dikush argumenton një gjë të tillë, personalisht ai do t’i rrënojë këto xhami, mirëpo thëniet tilla ai i ka quajtur shpifje dhe gënjeshtra të kulluara. Nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë që BIK të marrë para nga Serbia, prandaj ky njeri do të ndiqet penalisht. E sfidojë atë zotërinë dhe çdokënd tjetër në Kosovë që nëse argumentojnë një gjë të tillë, unë personalisht do t’i rrënojë ato xhami. Mirëpo kjo është shpifje, është çmenduri”, ka thënë Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …