Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin i Fitër-Bajramit në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve islamë, ka thënë se është urdhër hyjnor që familja ta dijë se kë e ka nënë e baba, hallë e xhaxha, gjysh e gjyqe, vëlla e motër. Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejt feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin“, tha ai. Përndryshe, debati se kush dhe si duhet të lejohet të mbetet shtatzënë ka vënë në dyluftim dy taborë: ata që mendojnë se një grua duhet të lejohet të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj dhe ata që thonë se vetëm gruaja që ka partner, duhet të lejohet t’i përdorë metodat e fertilizimit të asistuar, të njohur si IVF. I gjithë ky debat ka nisur nga projektligji për shëndetin riprodhues, i cili është diskutuar disa herë në Kuvendin e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar. Në këtë projektligj parashihet që gratë të kenë qasje në IVF pa marrë parasysh statusin e tyre: qofshin beqare, qofshin në një çift homoseksual apo heteroseksual.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …