Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka mbajtur hytben e xhumasë ku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kalojnë gjendjen e krijuar nga pandemia me qetësi e durim. Tërnava mes tjerash në mesazhin e tij kërkoi nga ta që të kalojnë kohën afër familjes së tyre duke mos ndjellë frikë e stres. Mënyra ma e mirë për të qëndruar në shtëpi është organizimi i ditës edhe javës”. Tërnava bëri thirrje që gjatë kohës së izolimit të keni një jetë me harmoni duke u forcuar edhe më shumë që të kaloj me mirësi e bereqet. “Gjatë kësaj kohe ka rëndësi edukimi i fëmijëve e kujdesi mes bashkëshortëve mes veti e sidomos ndaj prindërve në moshë që në asnjë moment të mos kenë ndjenjën e vetmisë”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …