Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës. Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik. Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare. Ndryshe, ministri i Shëndetësië, Armend Zemaj dje në një konferencë për media tha se kjo çështje është në kompetencë të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe se ai nuk i ndalon as lejon ritet fetare. Sidoqoftë, me masat e reja të qeverisë ndalohen ritet në objektet fetare.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …