leoni

Tomisllav Markoviq: Mohimi i Srebrenicës, një argëtim i preferuar i politikanëve serbë

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 25 -vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Ajo ishte masakra më e çmeritur, që ishte kryer që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte shpallur vend i sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm i serbëve, Radovan Karaxhiq lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Kur goditjet ajrore u ndalën në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali serb Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë ishin  grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, duke besuar sae do të mbroheshin nga forcat evropiane,  pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt. Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar.

Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve. Gjatë javës rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë myslimanë u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varreza masive. Edhe pas 25 vitesh ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari. Shteti i Serbisë nuk është shpallur fajtor për këtë krime të gjenocidit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Serbia zyrtare asnjëherë deri tani nuk ka pranuar se në Srebrenicë është kryer gjenocid, por vetëm krime lufte. Për këtë masakrës monstruoz që kanë kryer serbët me urdhër të Milosheviqit, Gjykata e Hagës ka dënuar me burg të përjetshëm, Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …