leoni

Myslimnë e të krishterë kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë izraelite për të mos u lejuar hyrjen në Al Aksa

Myslimnë e të krishterë kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë izraelite për të mos u lejuar hyrjen në Al Aksa

Disa mijëra myslimanë palestinezë dhe arabë të krishterë u mblodhën dje përballë  Bazilikës së Lindjes në Betlehem,  duke protestuar  ndaj masave izraelite për  kufizimin e qasjes në kompleksin Al-Aksa,  për vizitorët jo-hebrenj. Turma e demonstruesve i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit, që të përmbahen nga lëvizjet që shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe që çojnë në trazira të reja në Jeruzalem dhe në gjithë rajonin,  bën të ditur Agjencia turke e lajmeve, Anatoly. Një zëdhënës i Rinisë së Bashkësisië ortodokse Arabe, Behram Xhalal thanë se ata kufizohen me  objekteve fetare dhe tërë kjo është  e papranueshme, pavarësisht nëse ajo është një kompleks i Al-Aksas, Bazilikës së Lindjes apo ndonjë kishë tjetër. “Ne të gjithë, myslimanë e të krishterë, të mbledhur këtu  jemi pjesë e një kombi. E njëjta gjë për ne e tillë ka qenë  dhe në të kaluarën. Populli nuk do të pranojë që Izraeli të vazhdojë me veprime të tilla, të pamatura. Ne gjithmonë do të luftojmë për tempujt tanë të shenjtë,” tha arabi i krishterë,  Behram Xhalal. (Al-Xhazira-RKL)

Ish-ministrja e Jashtme e Izraelit, Cipi Livi, thotë se ka frikë se Izraeli është afër një beteje fetare me botën myslimane. Livni ka thënë se dallimet taktike rreth masave të sigurisë në një zonë të shenjtë dhe ndjeshme në Jerusalem – të vendosur pas vrasjes së dy oficerëve izraelitë – janë përkeqësuar në diçka shumë më të keqe. Jemi një hap larg shndërrimit të konfliktit tonë me palestinezët, dhe bashkëpunimin me Jordaninë dhe vendet tjera suni, në një ngjarje gjithë-myslimane kundër shtetit të Izraelit,” ka thënë Livni për mediat izraelite. Livni ka theksuar se kabineti izraelit duhet të tregojë lidership për ta parandaluar këtë skenar. Tensionet janë rritur qëkur Izraeli vendosi masa afër një xhamie në Jerusalem pasi arabë të armatosur hapen zjarr në atë zonë, dhe i vranë dy policë izraelitë. Izraeli thotë se masat kanë për qëllim parandalimi e sulmeve tjera, por palestinezët pohojnë se ato janë tentim i Izraelit për ta kontrolluar atë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …