Myslym Pasha: Vendimi i Prokurorisë për mbylljen hetimeve është antikombëtar

Myslym Pasha: Vendimi i Prokurorisë për mbylljen hetimeve është antikombëtar

Koloneli dhe hartografi prof.dr.Myslym Pasha thotë se vendimi i Prokurorisë për të mbyllur hetimet mbi Paktin Detar mes Shqipërisë e Greqisë është antikombëtar. “Janë totalisht fajtorë, sepse pa luftë drejtpërdrejt, shteti fqinj të marrë një pjesë të detit shqiptar, pa luftë e mori për vete, është një tradhti kombëtare. Dikush për këtë duhet që të përgjigjet” – tha Pashai. Në Shqipëri nuk është çudi të dëgjosh lajme të tilla, kjo është e tmerrshme. Ndodhin gjëra që kanë qenë dhe janë në dorën e drejtësisë shqiptare, që përmbys një nga ngjarjet më të rënda, jo në pikëpamje diplomatike, por integritetit tokësor të Shqipërisë. U hodhën fishekë-zjarre dhe 350 km.2 det i kaluan Greqisë, askush nuk bëri asnjë hulumtim. Specialistët nxorën fakte të hatashme për grupin e punës dhe ata që firmosën këtë marrëveshje. Habitem, por çudia në Shqipëri vazhdon të ndodhë dhe kjo është shumë e rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …