Duke iu referuar Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, Lëvizje Vetëvendosje përmes një vështrimi u rikthehet problemeve me të cilat përballet sot arsimi në Kosovë. Në një prononcim lidhur me këtë datë, deputeti i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka ka deklaruar se tani kanë kaluar 129 vite nga ajo kohë dhe shkolla shqipe ka rënë sërish në një grumbull problemesh shumë të mëdha. Tekstet shkollore, përmbajtja e tyre në Kosove është në nivel shumë më të ulët se sa kapacitetet e shoqërisë sonë dhe kombit tonë. Tekstet shkollore në Kosovë janë përgatitur për një periudhe 3 mujore para më shumë se një dekade. Librat shkollorë janë qenësor edhe për ta përmirësuar lexim-shkrimin. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i shpërndan falas në Kosovë librat shkollorë për 270,000 nxënësit e klasave 1-9 në Kosovë”, tha deputeti Mytaher Haskuka, duke theksuar se këto tekste vijojnë të jenë me pasaktësi të forta shkencore; me varfëri referencash; me skizma dhe paragjykime gjinore; si dhe të palidhura me plan-programin e ri të Kosovës, atë të vitit 2011, të cilën e ka pranuar me përshtatje edhe Shqipëria.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …