Mytaher Haskuka: Në Ballkan nuk problemi tek Kosova por tek Serbia në luftimin e etniteteve të tjera

Mytaher Haskuka: Jemi të fokusuar në realizimin e premtimeve elektorale të cilat kanë qenë mbi 50 sosh

Në një intervistë për Radion Kosova e Lirë, kryetari i Prizrenit, z. Mytaher Haskuka,  ka folur për prioritetet dhe punët e realizuara dhe ato që janë në kryerje e sipër në këtë komunë. Ai ka thënë së që prej marrjes së udhëheqjes së kësaj komune është fokusuar në realizimin e premtimeve elektorale të cilat kanë qenë mbi 50.

Haskuka thotë se e ka kundërshtuar betonizimin e Lumbardhit sepse është në kundërshtim më ligjet ndërkombëtare, por edhe  projektin për teleferikun i cili e ka cenuar hapësirën dhe pjesët e kalasë së Prizrenit. Ndërsa sfidë për këtë qeverisje mbetet ruajtja e trashëgimisë kulturore. Sipas kryetarit nga rreth 280 shtëpi të kësaj kategorie kanë mbetur edhe 80 ngase të tjerat janë shkatërruar. Për këtë ai kërkoi që qytetarët të vetëdijësohen për të drejtat dhe obligimet e tyre ligjore.

Kryetari i Prizrenit  ta ka thënë së është bërë zgjidhja e problemit më ujë të pijshëm  për një pjesë të qytetit e cila më vite të tëra është përballur më reduktime të ashpëra, ndërsa tani është në nismë për hartimit e hartës urbanistike. Haskuka ka theksuar se udhëheq një komunë me diversitet etnik e fetar dhe se në këtë qytet mbahen shumë aktivitete kulturore të cilat para botës e kanë dëshmuar faktin se në Ballkan nuk është problemi tek Kosova por tek Serbia në luftimin e etniteteve të tjera, sepse në Kosovë bashkëjetesa është në nivelin të mirë, ka thënë ndër të tjera për Radion Kosova e Lirë, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …