Myzejene Selmani: Kjo qeveri ka shkatërruar Aviacionit Civil të Kosovës

Kjo qeveri, që nga fillimi i saj për motive politike, ka shkatërruar institucionin më të rëndësishëm të Aviacionit Civil.(Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës)
Qeveria e Kurtit e shkatërroi AAC-në, fillimisht duke e bërë agjencion partiak që i përgjigjet direkt politikës, duke e shëndërruar nga një institucion kushtetues të pavarur në një institucion nën direktivat e ministrisë.
Pastaj, duke larguar stafin e ndershëm dhe profesional dhe duke vendosur 3-4 ushtrues të detyrës së drejtorit, që të kryejnë punët e pista sipas direktivave partiake të VV-së.
Dhe së fundi, ky institucion i udhëhequr nga direktivat e strukturave partiake të VV-së për lojra politike, ka shkuar aq larg sa ka rrezikuar jetën e udhëtarëve në Aeroplanin e z. Behgjet Pacolli.
Pra, duke mos i lejuar të aterojnë në Prishtinë, ky institucion e ka lënë aeroplanin në ajër dhe ka cenuar direkt sigurinë e udhëtarëve dhe stafit që ndodheshin në këtë aeroplan.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …