Pas vendosjes në pikëpyetje të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA dhe pasojave të rrezikshme për ekonominë tonë të brishtë, tani mund të pasojnë edhe përjashtime të tjera nga institucionet nderkombetare, dhe kështu po i’a lehtesojmë punën Daçiqit, i cili aq shumë është duke luftuar kunder anetaresimit tone në organizatat ndërkombëtare.
Autogolin e radhës e pamë edhe sot, kur ia mundesuam Vuçiqit të mbeshtjellet në gëzofin e viktimës dhe të ndermarr hapa t’i bindë mbi 60 shtete, kinse Kosova po i terrorizon serbët në veri.
E krejt ketë, Qeveria jonë ka mund ta operacionalizojë me diplomaci dhe bashkepunim të ngushte me miqtë tanë, sidomos me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ata foshnjen e tyre nuk e largojnë, por jemi ne ajo foshnjë e cila tani nuk i perfillim këshillat dhe kërkesat e tyre. Mos të lejojmë kurrë qe Kosova jonë te mbetet e margjinalizuar nga vendet tona mike!