Sipas marrëveshjes së re të nënshkruar në mes të N.P.L Higjiena dhe komunës së Deçanit, përkatësisht kryetarin z.Bashkim Ramosaj, ekipet e N.P.L Higjiena kanë vazhduar me pastrimin e hapësirave në Qendrën Rinore, Villat Turistike dhe Koloninë e Artistëve! Sipas marrëveshjes do të vazhdohet në ditët në vijim edhe me punë tjera që janë të organizuara me plan operativ në këtë pjesë.