Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht për herë të parë në 25 vitet e fundit. Kjo organizatë bamirëse po bën thirrje për një sistem më të drejtë taksimi mes pabarazisë globale në rritje. Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës. Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë. “Forumi i Davosit, festivali i pasurisë po rikthehet. Ne po sjellim gjetje të reja alarmante që tregojnë se një për qind e kapitalistëve më të pasur të botës zotëron dy të tretat e gjithë pasurisë së krijuar në tërë rruzullin që nga viti 2020”, thotë Nabil Ahmed nga shoqata bamirëse Oxfam. Burimi i kësaj pasurie ka rezultuar pjesërisht nga paratë e qeverive të investuara në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbyllnin shumë aktivitete në vitin 2020. Por në të njëjtën kohë, shumë të pasurit ishin në gjendje të rrisnin vlerën e pasurive të tyre nga këto investime të mëdha qeveritare, që rezultuan në rritjen e tregut të aksioneve. Në mungesë të një sistemi taksimi më progresiv, shumë të pasurit ishin vërtet në gjendje të mbushnin xhepat e tyre”, thotë Nabil Ahmed.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …