Linguistja dhe historiania ukrainase, Nadjezhda N. Gicko-Shamova, hedh dritë mbi kontributin e shqiptarëve, përkrah kombësive të tjera, në zhvillimet historike të formimit të rajonit të Odesës në Ukrainë.
Bazuar në lidhjet e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë periudhës 1955-1960, si dhe në fakte historike e referenca letrare të kohës, znj. Gicko-Shamova përshkruan me një ndjenjë dashurie e me realizëm figurën e shqiptarit dhe rolin e tyre në hedhjen e themeleve të këtij rajoni të pasur buzë Detit të Zi. Mendimet mbi historikun e themelimit të Odesës, znj. Gicko-Shamova i shtjellon gjerësisht në esenë e saj historiko-letrare “E njoh vendin…”, dedikuar vendlindjes së saj, Odesës, botuar në gjuhën ukrainase në vitin 2004, në Odesë, Ukrainë.
Në këtë ese të shkurtër historiko-letrare bëhet fjalë për atë rajon, që shtrihet veçmas kryqëzimit të rrugëve botërore. Çdo lloj ngjarje që ndodhte në botë, në vendin tonë dëgjohej si jehonë. Për këtë cep të rruzullit askush nuk e shkroi historinë konkretisht dhe të dhënat për këtë vend na u desh t‘i mblidhnim pak nga pak, e kur u mblodhën atëherë para nesh u shfaq një histori çuditërisht interesante.
Shqiptarët
Nga të gjithë emigrantët unë do të ndaloj më hollësisht në ata që vinin nga Greqia, Shqipëria, Gjermania, sepse ata përbënin pjesën më të madhe të emigrantëve. Në periudhën e luftës me Turqinë, qeveria ruse vendosi të dërgonte flotën ushtarake detare në Detin e Zi, që të dilnin në prapavijat e armikut. Kjo flotë u formua dhe në krye të saj qëndronte konti Grigor Orllov. Flota detare ruse arriti Arkipelagun në vitin 1768 dhe në atë kohë aty zhvillonin luftën me turqit grekët dhe shqiptarët. Në kohën e qëndrimit në Arkipelag flota ruse e kontit Orllov i ftoi grekët dhe shqiptarët të bashkëpunonin me trupat e tij kundër armikut. Grekët dhe shqiptarët e lanë atdheun e tyre dhe kaluan nën flamujt rusë. Ata krijuan një milici detare me emrin batalioni greko-shqiptar, komandant i parë i të cilit ishte majori Kostandin Naponi. Në betejë grekët dhe shqiptarët shquheshin për trimëri dhe burrëri. Me këtë ata tërhoqën vëmendjen e Suvorit dhe Potjemkinit, të cilët ndërmorën mbrojtjen e tyre dhe kujdeseshin plotësisht për ta. Pasi mori vesh për luftërat e tyre guximtare edhe Ekaterina II tregoi kujdes të veçantë për ta. Për grekët ne dimë shumë, ndërsa për shqiptarët, që janë kaq larg, nuk dimë pothuajse asgjë. Shqipëria është një vend i vogël malor, e pozicionuar në vendbashkimin e Evropës me Ballkanin. Kufizohet në veri me Jugosllavinë, ndërsa përmes detit Adriatik, në jug me Italinë. Lidhur me madhësinë e vendit të tyre shqiptarët bëjnë shaka: “e vogël dhe e rrudhosur, por nëse e sheshon ajo zë gjithë Evropën”. Ata e quajnë veten shqiptarë nga emri i vendit Shqipëri, që në përkthim do të thotë “vendi i shqiponjave”. Kjo është e vërtetë dhe në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në kuptimin figurativ: të gjithë shqiptarët janë shumë kurajozë, guximtarë dhe sypatrembur, gjë për të cilën i donte dhe Potjemkin, Suvorov, siç do ta shohim më tej. Lidhur me kombësinë e shqiptarëve A. Skalkovski shkruan: “Ata e quajnë veten shqiptarë, sepse pjesa më e madhe përbëhet nga arnautë dhe shqiptarë të emërtuar shqiptarë”. Shqiptarët kanë një veshje kombëtare të jashtëzakonshme, që ngjan shumë me veshjen kombëtare të grekëve.
Shqiptarët kanë hyrë në histori me emërtimin “arnautë”. Fjala “arnautë” vjen nga emri Arianit, zotit të fundit të shqiptarisë, që pas vdekjes së Skënderbeut (1467) pak nga pak e pushtoi Muhamedi” – sundues turk. Prandaj, shqiptarët nuk e nderojnë Arianitin, sepse mendojnë se ai është fajtor që turqit pushtuan Shqipërinë. “Shqiptarëve që shërbenin në trupat e portit Otoman, turqit i quanin arnautë”. Turqit i quanin shqiptarët arnautë me përbuzje, sepse e konsideronin popull i nënshtruar. Kjo është arsyeja pse shqiptarët fyhen kur i quajnë arnautë. Pasi luftuan nën flamurin rus, ata fituan një autoritet të madh. Në vitin 1778, në gadishullin e Krimesë, mes tatarëve shpërtheu një revoltë. Për qetësimin e saj u dërguan forca ruse dhe shqiptare. Gjatë betejës shqiptarët treguan shembuj të çuditshëm të trimërisë dhe kurajos. Ja, dikur ata u bënë të njohur për Potjemkin dhe Suvorovin. Që nga ajo kohë Suvorov i mori nën mbikëqyrjen e vet dhe kujdesej mbi “organizimin e trupave shqiptare, madje iu drejtua edhe Ekaterinës II, që atyre t‘i jepej tokë, rrogë, t‘i ndihmonin në ndërtimin e banesave”.
Në vitin 1778, Suvorov iu drejtua Ministrisë Ushtarake me kërkesën: “Për hir të Zotit, shumojini shqiptarët, ose në fund ata do të zhduken si ushtria e lashtë e Maklemburit. Me kë të martohen ata këtu? Një lule nuk sjell pranverën, ata janë trima, janë të paktë në numër, le të shumohen”.
Vendosja
Shqiptarët, me dëshirën e tyre, aty ku emigruan grekët e Mariupolit, në Qarkun e Azovit, lidhën krushqi me ish-krishterët e Krimesë për ripërtëritje. Greko-shqiptarët emigruan në grykën e lumit Kalmica (në lashtësi Kallka) në epiqendrën aktuale të zjarrit të qytetit të lashtë Adamak dhe themeluan qytetin-port Mariopul, ndërsa në rrethinën e tij ndërtuan më shumë se 20 fshatra të bukur. Shqiptarët ndihmuan Sovorovin aktivisht në përkthimin e grekëve dhe ushtrisë në rajonin e Novorosiskut. Kur pushtetarët u dëbuan nga Krimeja në vitin 1784 ata i porositën të ruajnë brigjet jugore të Krimesë. Për këtë atyre iu dhanë toka në Ballakllavë, ku iu prezantua edhe ky qytet, i cili, pas dëbimit të hirejve, ra përfundimisht. Shqiptarët emigruan në këtë qytet dhe në rrethinat e tij. Përveç këtij qyteti ata ndërtuan edhe shtatë fshatra të vegjël mes Ballakllavës dhe Jaltës, në tokën që i dhuruan bashkë me rrogën. Po në këtë tokë ndodheshin rreth 6000 (djesjatin) të këtij pylli të shtrenjtë kaq të rrallë në këto vende. Në rrethinat e Ballakllavës dhe Jaltës ata krijuan fshatra të tillë si: Kadëjka, Karani, Alsi, Kaka, Kamari, Ballta-Cokrak, Autka, Kjermjençik. Pasi emigruan në këtë rajon, shqiptarët u fuqizuan. Përgjithësisht merreshin me ekonomi bujqësore. Ata kultivuan, e ndoshta sollën nga Shqipëria, farën e grurit të tyre. Ky lloj gruri u ruajt deri në kohën tonë dhe u emërtua “arnautka”. Ky grurë përdoret te ne me shumë ekonomi, sepse është lloji i grurit që rron më shumë. Nga këto anë numërohen më shumë se 2660 shqiptarë luftarakë. Në provincën e Tavriçeskit numëroheshin 1308 burra dhe 1194 gra. Në stafin e administrimit të qytetit Taganrogsk ishin 67 burra dhe 67 gra. Ata kishin detyrë ruajtjen karantino-kufitare të bregut jugor të bregdetit të Krimesë. Shqiptarët ishin besnikë të traditave dhe zakoneve të veta kombëtare. Ata ishin shkolluar në jugun luftarak. Visheshin në një mënyrë të lirshme: fustanella të shkurtra, të zbukuruara, shallvare shumë të ngushta, opinga (si tipi i opingave ruse), në kokë mbanin kësula me lajle dhe jelekë të qëndisur.. Shqiptarët dallohen dhe nga gjuha, që nuk futet në asnjë grup gjuhësor. Shqiptarët që emigruan në Ballakllavë “i quanin batalion i këmbësorisë së Ballakllavës greke”. Në këtë batalion pas përfundimit të luftës në vitet 1828-1829 u bashkua një numër i vogël i grekëve, që ishin rob lufte.
Lufta me turqit
Kur u zhvillua lufta me turqit, oficerët rusë nuk dalluan nuancat: greke-shqiptare. Prandaj përdornin atë emër që ishte më i njohur. Që këtej edhe grekët dhe shqiptarët i quanin thjesht grekë, për më tepër se nga pamja e jashtme ata ngjanin shumë. Në disa dokumente ne hasim emërtimin e batalionit greko-shqiptar, thjesht grek, në të tjerat thjesht shqiptar. Nga këtu duhet të mbajmë parasysh se nëse bëhet fjalë për këtë batalion, atëherë duhet të kujtojmë se ai përbëhej nga dy popuj: grekë dhe shqiptarë. Për këtë batalion, A. Skalkovsi në librin e përmendur tregon: “Një pjesë e emigrantëve grekë, që kishin ardhur nga Arkipelagu, shërbenin në flotën e Detit të Zi, pjesa tjetër në tokë. Në të gjithë kompaninë, në vitet 1787-1791, grekët dhe shqiptarët u bënë të njohur dhe për De-Ribasin për zellin e kryerjes së shërbimit dhe trimërinë në beteja, i cili komandonte flotiljen vozitëse të Detit të Zi dhe në të kishte oficerë e timonierë grekë. Edhe Potjomki i përkrahte shqiptarët, i respektonte për burrërinë e tyre, për zellin dhe kujdesej shumë për ta. Kështu, kur u mor Haxhibeu, ai u kujdes që tokat rreth tij t‘u jepeshin shqiptarëve dhe ata u vendosën që të shërbenin në ushtri. Shqiptarët, falë përkujdesjeve të Suvorovit dhe Potjomkit, ishin të favorizuar dhe nga Ekaterina II, e cila nxori jo vetëm një shkresë, siç do ta shohim më vonë, për përkujdesje ndaj tyre. Batalioni shqiptaro-grek filloi të formohej nga shqiptarët e grekët që ndodheshin atëherë në Odesë. 90 veta i zgjodhën për shërbim luftarak, detar në një divizion të veçantë, pjesa tjetër populloi rrethinat e Odesës, madje deri në Ovidiopol. Grekëve dhe shqiptarëve iu dhanë 75 000 djesjatin tokë.
Nga kjo kohë divizioni filloi të shkrihej, sepse shumë kërkonin të largoheshin nga shërbimi ushtarak dhe të shkonin në vendbanime. Vetëm në Odesë me lekët e arkës së shtetit për banesa të përkohshme shqiptarëve iu ndërtuan më shumë se 50 shtëpi dhe baraka të veçanta. Siç dëshmojnë dokumentet, këto shtëpi dhe barake ishin të ndërtuara në rrugët që tani quhen Mallaja dhe Bolshaja Arnautskaya në Odesë. Po në këto rrugë ishin ndërtuar dhe baraka për këtë divizion. Po përse i quanin këto rrugë Balshaja dhe Mallaja Arnautska? Aurnautska, sepse kështu i quanin shqiptarët, arnautë. Po pse Bolshaja dhe Mallaja? Sigurisht, jo për nga gjatësia e rrugëve, por krejt për një arsye tjetër. Shqipëria është një vend i vogël malor, fusha pothuajse nuk ka. Në këtë vend ka një sërë kontrastesh: veriu dallon nga jugu për nga klima, zakonet, traditat, nga gjuha, nga kostumet popullore, në karakterin e njerëzve, në shtat. Kështu, në veri njerëzit janë të gjatë, me një shtat të plotë dhe të shëndetshëm, në jug janë të shkurtër, të imët, por të gjithë ata janë të fuqishëm, trima dhe me karakter të fortë. Në batalionin greko-shqiptar ata i dallonin vetëm nga gjatësia. Të gjatët dhe trupmëdhenjtë i përzgjidhnin për lundrim, të shkurtrit për shërbim ushtarak. Sipas shtatit ata i ndanë edhe në rrugët e Odesës. Të mëdhenjtë (shtatlartët) në një rrugë, të vegjlit (shtatshkurtrit) në tjetrën. Rrugët ishin bërë dhe nuk kishin akoma emra. Më vonë filluan t‘i quanin rruga e arnautëve të vegjël dhe rruga e arnautëve të mëdhenj. Kështu, qyteti i ri, i sapolindur, jo vetëm u popullua, por edhe iu vunë emrat rrugëve.