Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagaci e ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjën e 53 milion eurove shtesë për Konsorcium “Bechtel Enka”. ajo ka thënë këto para do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës.
“53 milion euro që do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës, Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Konsorcium “Bechtel Enka”, në emër të shpenzimeve shtesë që ky operator ekonomik pretendon se i ka bërë gjatë ndërtimit të autostradës për Shkup. Qeveria e shumicës së partive dhe e pakicës së numrave mund të akuzoj ish qeverisjen, AAK, PDK bashkë me 22 partit tjera në pushtet dhe LDK mund të fajsojnë e akuzojnë njëra tjetrën, por e vërteta e thjeshtë është se të gjithë herë bashkarisht e herë veç e veç kanë ndërmarrë veprime që dëmtojnë jo vetëm buxhetin e vendit, por edhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Nagavci në një postim të saj.