Arbërie Nagavci: Testimi i mësimdhënësve ka të bëjë me tendencën për t'u përmirësuar cilësia në arsim

Nagavci: Kosova duhet të ketë prioritet normalizimin e gjendjes së saj të brendshme para normalizimit me Serbinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratave skeptike të sotme në Prishtinë të kancelarit austriak lidhur më formimin e ushtrisë së Kosovës, e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë së dhënia prioritet dialogut me Serbinë siç e bëri më dije sot Kruz nuk duhet të merret në konsideratë, pasi Kosova duhet të ketë prioritet normalizimin e gjendjes së saj të brendshme para normalizimit me Serbinë.

“Deklaratat e Kancelarit austriak Sebastian Kurz me të cilat ai shprehi skepticizmin si për formimin e ushtrisë së Kosovës, e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave, ndërkohë që sipas tij, prioritet duhet të mbetet dialogu me Serbinë, dhe se do të mbështesin çfarëdo marrëveshje që del nga ky dialog, edhe nëse përfshin korrigjim kufijsh, janë mesazh i qartë. Kosova duhet të ketë prioritet normalizimin e gjendjes së saj të brendshme para normalizimit me Serbinë. Duhet të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, të reformojmë sistemin gjyqësor e të sigurisë, të reformojmë sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë në shërbim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve, të ofrojmë një jetë të dinjitetshme për secilin qytetarë. Marrëveshja që u nënshkrua për demarkacionin me Malin e Zi, solli humbje të mbi tetë mijë hektarëve të teritorit të Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër, përkundër premtimeve për liberalizimin e vizave. Kjo duhet të marrë fund. Ne nuk mund dhe nuk duhet të bëjmë marrëveshje me Serbinë për çfarëdo çmimi për njohje, por duhet të forcojmë shtetin tonë. Duhet të punojmë për një shtet ligjor, shtet të së drejtës e mirëqenje sociale”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …