Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se orët e humbura të mësimit do të kompensohen. Ai ka theksuar se të hënën, më 20 shtator do të mbahet mbledhja e task forcës në nivel të Ministrisë ku do të qartësohet edhe për kompensimin e këtyre ditëve të humbura. Ministrja, Arbërie Nagavci ka shtuar më tutje se nëse nuk do të ketë përmirësim të gjendjes epidemiologjike, ende vazhdon të jetë në fuqi edhe varianti i mësimit ‘online’. Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka thënë se në këto rrethana pandemie nuk mund të ketë cilësi të lartë në mësim. Ai ka shtuar më tutje se detyrë parësore e të gjithëve në këto rrethana është mbrojtja e shëndetit e të gjithëve, sidomos e fëmijëve. Të gjithë e dinë se në rrethana të tilla nuk mund të ketë cilësi, jo vetëm në Kosovë, por as në shtetet e tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …