Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e LDK-së të dalë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie. Ajo thotë se pajtohet “plotësisht” me deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se, “jemi të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit. Nagavci më tej thekson se duhet të punohet që brenda afatit kushtetues të votohet Qeveria dhe të ndahen përgjegjësitë ekzekutive në mes këtyre dy partive politike.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …