Vetëvendosje e mirëpret aksionin për luftimin e dukurive të paligjshme por kërkon nga Veliu që ta informojë Kuvendin

Nagavci: Për nivelin dhe cilësinë e arsimit nevoitet reagim urgjent dhe këmbëngulës për ndryshime të menjëhershme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka reaguar pas një raporti krahasues të Bankës Botërore për nivelin dhe cilësinë e arsimit në Kosovë. “Me të dhënat që marrim çdo ditë për nivelin dhe cilësinë e arsimit nevoitet reagim urgjent dhe këmbëngulës për ndryshime të menjëhershme. Fëmijët tanë janë ata që vujanë dhe do të bartin pasojat e degradimit dhe partizimit të arsimit që po vazhdon të ndodhë në mënyrë mjaft agresive tashmë. Sipas analizës së një raporti krahasues të Bankës Botërore, Indeksi i Kapitalit Njerëzor, një fëmijë i lindur sot në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet, në krahasim me fëmiun që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë. Edhe pse fëmijët në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet të ndjekin 12.8 vite të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, kur vitet e tyre të shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vite, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 viteve të arsimit”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …