Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

Nagavci: Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit është marrë me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit deri më 13 shtator është marrë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe ekspertëve shëndetësorë. “Të gjitha përgatitjet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë janë bërë si nga shkollat, drejtoritë komunale të arsimit, ashtu edhe nga MAShT-it. Ne kemi rishikuar udhëzuesin për fillimin e vitit të ri, kemi shtuar edhe skenarin për rikthimin e plotë dhe të sigurt të fëmijëve në shkolla” ka theksuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo ka shtuar më tutje se sipas të dhënave të DKA-së, deri më datën 25 të këtij muaji, jemi njoftuar se më shumë se 72.30% të mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë vaksinuar tashmë. Prej tyre 34.32% kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndërsa të tjerët veçse e kanë përcaktuar terminin për vaksinim, por tashmë veç kjo nuk mjafton.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …