Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se subjekti politik që ajo i takon nuk i zë besë kryeministrit, Avdullah Hoti kur thotë se nuk do të hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe në dialogun me Serbinë. Ajo ka theksuar më tutje se tema e se tema e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të jetë e mbyllur për Kosovën, teksa shprehet edhe shqetësuese për deklaratat se në vend ka pasur pajtueshmëri për implementim të tij. “E para punës zotëri Hoti nuk është një njeri që nuk i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Kemi parë jo nga muaji në muaj, por nga dita në ditë ndryshim të deklaratave. Çfarë thotë sot nuk e thotë nesër dhe kjo nuk është një gjë e mirë, ka theksuar mes tjerash anëtarja e kryesisë së vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …