Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishqyrtohet vendimi për moslejmin e qytetarëve në Kosovë, pa e pasur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Ai ka thënë se ky vendim paraqet problem të madh te qytetarët, pasi thekson se studentët janë kthyer në kufi. Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga Kosova Lindore në drejtim të Prishtinë për ata të cilët nuk e kanë marrë dozën e tretë, është shqetësim shumë i madh dhe kemi shumë probleme në këtë drejtim. Problem është paraqitur dje, disa student që studiojnë në Universitetin e Prishtinës dje janë kthyer nga policia kufitare dhe nuk kanë pas mundësi të kalojnë. Është shqetësim shumë i madh, studentët i kam pranuar sot në kabinetin tim”, tha Nagip Arifi Edhe familjarët që kanë pacientë në spitalet e Kosovës janë kthyer në kufi. Nagip Arifi sërish ka kërkuar nga kryeministri Kurti të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …