Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit ë Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë. Në letrën e tij ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë. I shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës. “Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar, Nagip Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …