Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqi: Ata që u përpoqën të ndikojnë në konkursin e KEK-ut, nuk kanë ngjyrim politik, por i kanë interesat e tyre

Krye-shefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se ata që janë përpjekur  të ndikojnë për pranimin në punë në konkursin e kësaj korporate nuk kanë ngjyrim politik, por interes.  Ai duke folur për RTK-së ka pranuar se deri te faza intervistuese me gojë gjithçka ka shkuar mirë, pastaj është bërë një përmbysje e rezultatit të testit me shkrim. Sipas tij, nëse në procesin e intervistimit ka pasur defekte madhore atëherë konkursi do të anulohet, nëse jo atëherë do të vazhdojnë me korrigjimin deri tek riintervistimi i aplikuesve. “Mirëpo ne nuk mund të reagojmë pas deklaratave në shtyp  apo disa informatave parciale. Ne duhet të bëjmë analizë të cdo ankese dhe atë jemi duke bërë. Kemi marrë rreth 230 ankesa, dhe çdo ankesë do të shqyrtohet. Nëse ne vijmë në përfundim që numri i ankesave që janë të bazuar edhe në përfshirjen e familjarëve eventual, do të vazhdojmë procesin duke i korrigjuar ato që i gjejmë si të meta në proces përfshirë edhe riintervistimin eventual të gjithë atyre personave. Nëse vijmë në përfundim që procesi i intervisitmit ka pasur defekte madhore atëherë ne do të anulojmë komplet konkursin, ka sqaruar krye-shefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …