Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi i KEK-ut e dy të pandehur të tjerë do të dalin para gjykatës për 37 milionë euro humbje, që i kanë shkaktuar buxhetit

Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi i KEK-ut e dy të pandehur të tjerë do të dalin para gjykatës për 37 milionë euro humbje që i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës. Kësaj radhe, Nagip Krasniqi, do të përballet me aktakuzën e re, që i ishte ngritur në fund të viti të kaluar. Bashkë me dy të pandehur të tjerë, Krasniqi akuzohet nga Prokuroria Speciale se i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro. Nisjen e gjykimit e ka konfirmuar për medie, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo ka njoftuar  se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.K., Y.D. dhe I.Z. është caktuar të mbahet me datë 28 janar 2025, në ora 9.00, ka saktësuar, Mirlinda Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRrE miraton rritjen e çmimit të rrymës me 16.1% duke filluar nga 1 maji

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji  ka miratuar sot rritjen e çmimit të energjisë …