Naim Bazaj ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor. “Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka shkruar kryetari i PDK-së Kadri Veseli në një postim të tij. Bazaj kishte shprehur ambicie për të qenë kandidat i PDK-së për kryetar komune të Drenasit, por një gjë iu pamundësua pasi u vendos që kandidat të jetë Ramiz Lladrovci. Pas kësaj Bazaj vendosi të dal si kandidat i pavarur për kryetar komune për zgjedhjet në Drenas, por të enjten ndryshoi mendje, pasi u kthye në PDK, në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …