Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, do të garojë për pozitën e kryetarit të kësaj komune, si kandidat i pavarur, meqë PDK-ja ka emëruar për kandidat Ramiz Lladrovcin. Burime të KosovaPress-it kanë treguar se Naim Bazaj tashmë është në nisur për në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor, për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti, për shkak të vendimit me të cilin Gjykata e Apelit e ka dënuar me burg për gjoja krime lufte tani ish-kryetarin, Nexhat Demaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …