Dëshmori i kombit, Naim Haxhiu u lind më 26 shator të vitit 1972 në fshatin, Tërnavc të Drenicës në një familje të ndershme, bujare dhe atdhetare që asnjëherë nuk është pajtuar më pushtuesit e kësaj toke arbërore. Duke qenë pinjoll i një trungu liridashës dhe atdhedashës ai do të radhitet, ndër të parët në radhët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, faktorit të rezistencës dhe shpresës për çlirim të vendit.
Naimi, shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu më sukses të lartë në vendlindje. Ndërsa dëshira për të vazhduar studimet e larta universitare nuk e ndal të riun drenicas dhe në Vitin Akademik 1994/1995 regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Ishin ato vite robërie, të rënda e të të turbullta ku mësimi zhvillohej nëpër shtëpi shkolla. Edhe në ato rrethana policët serbë i ndiqnin i rrihnin por edhe i vrisnin studentët shqiptarë.
Ato rrethana objektive të vështira nuk u bënë pengesë për Naimin që ai t’i jepte më afat rekord të gjitha provimet universitare më nota të shkëlqyeshme. Por indeksin e qëndisur më nota të larta ai do ta linte anash e do ta rrokte armën më të filluar lufta çlirimtare.
Naim Haxhiu ishte edhe pjesëmarrës i demonstratës studentore të 1 tetorit 1997 madje në krye të saj për të për shfaqur revoltën studentore para regjimit shtypës sllavo-çetnik serb.
Ai kontaktet e para më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i realizon në vjeshtën e vitit 1997 dhe radhitet në pikën e luftës së quajtur, “Terri” në Ternavc, fshat ky nëpër të cilin shkrihet rruga që e lidh qytetin e Mitrovicës me Skenderajn dhe Pejën.
Më 15 qershor të vitit 1998 Naimi më disa bashkëluftëtarë të Zonës Operative të Drenicës, nisët për në Shqipëri më qëllim të furnizimit më armë dhe municione lufte, sepse vera e atij viti paralajmëronte se do të ishte e nxehtë dhe më përplot luftime dhe beteja anë e kënd zonave të luftës në Kosovë. Më gjithë sfidat dhe vështirësitë e rrugës ai hyn në territorin e Shqipërisë që më pas e kishte përshkruar si moment shumë të gëzueshëm hyrjen në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit rreth një muaj atje ai realizon stërvitje ushtarake për luftë më të specializuar dhe në distancë të afërt më armikun. Ndërsa më 10 korrik të vitit 1998 i ngarkuar më armë e plotë fishekë që nuk donte t’i shkrepte kot, por veç mbi vetull të armikut hyn në Kosovë dhe arrin në vendlindje. Pa pushuar nga rruga e bërë këmbë nga Tropoja në vendlindje, me plotë mundime ai zënë vend në pozicionet e luftës bashkë më trimat e tjerë luftëtarë. Naimi ka qenë pjesëtar i Togut të Parë, të Kompanisë së Tretë, Batalionit të Tretë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Bashkëluftëtarët e tij më të afërt kanë qenë Mustafë Haxhiu, Azem Haxhiu, Shemsedin Haxhiu si dhe Kadri Kadriu më të cilin ka qenë bashkë edhe në ditën kur ka renë në altarin e lirisë më 22 shtator të vitit 1998 në luftime kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Prekaz të Epërm.
Trupi i dëshmorit të kombit është varrosur më 30 shtator të vitit 1998, në Prekaz ndërsa pas luftës është rivarrosur në fshatin e tij të lindjes.
Naimi ishte pjesëmarrës i shumë betejave si ajo e Ternavcit në korrik 1998, më 19 gusht në betejën e Prekazit të Epërm, në Likovc e luftime të tjera. Absolventi i Ekonomisë nuk arriti ta marrë gradën ekonomist të diplomuar për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të vendit por e mori një gradë më të madhe, atë të dëshmorit të atdheut, më të cilën e fitoi pavdekësinë sepse me sakrificën e tij sublime por edhe të shumë bijve e bijave të devotshëm të kombit agoi liria. Në çastin e rënies ai ishte në detyrën e komandantit të skuadrës, ndërsa me rastin e gradimit të përgjithshëm pas luftës është graduar më gradën toger.
Në qendër të fshatit Tërnavc, është ngritur lapidari i përbashkët për të gjithë dëshmoret e këtij fshati. Në vendin e rënies heroike është vendosur pllaka përkujtimore bashkë e emrin e dëshmorit tjetër Kadri Kadriu. Naimi ka qenë shtat hedhur dhe pasion e ka pasur sportin dhe muzikën. Nuk ka qenë i martuar por trashëgim ka lënë lirinë e atdheut për të cilën sot ne e gëzojmë. Shokët e tij të luftës atë e përshkruajnë si të zellshëm dhe inteligjent dhe se në shpirt i flinte ndjenja e flijimit dhe sakrificës që është vërejtur pothuajse në çdo moment. Familja Haxhiu pas luftës ka marr mirënjohje nga institucionet lokale e qëndrore si dhe nga shoqatat e dala nga lufta. (L. D.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …