Njëri prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Vushtrri, Naim Bunjaku, thotë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka maltretuar brutalisht. Ai ka akuzuar 5 policë që e kanë rrahur shumë, madje ka postuar edhe fotografitë e tyre. Policët më kanë pyetur ku ka qendruar Albin Kurti para se te dalë në protestën e 28 Nëntorit. Pasi nuk isha përgjigjur ata prapë filluan të më rrahin. Më pyesnin për Dardan Molliqajn dhe prapë filluan te me rrahin. Mbi 20 minuta me kanë pyetur per Dardanin, Nol Nushin e të tjerë. Disa policë më thoshin pse nuk po e vret kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Naim Bunjaku ka paralajmëruar kallëzim penal kundër policëve që e kanë maltretuar fizikisht, sapo ta marrë raportin mjekësor nga Qendra e paraburgimit në Lypjan.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …