Naim Ismajli: Nga viti 2018 fillon ndërtimi i Kolektorit të ujërave të zeza

Naim Ismajli: Nga viti 2018 fillon ndërtimi i Kolektorit të ujërave të zeza

Kryetari i Shtimes dhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK, Naim Ismali ka njoftuar se sot në Vjenë të Austrisë ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Kolektorit të ujërave të zeza, projekt i financuar e buxhetit nga qeveria dhe Banka Austriake.

“Disa orë më parë, nënshkrova Marrëveshjen për projektin e ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza me përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria “OSTAP”. Marrëveshja siguron aprovimin e buxhetit nga qeveria dhe Banka Austriake, dhe pas kësaj nga Ministri i financave të Republikës së Kosovës do të fillojë implementimi i këtij projekti në pranverën e vitit 2018. Është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe një prej projekteve më kapitale.Urime për të gjithë qytetarët e Shtimes!”, ka shkuar në rrjetin social Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …