Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka reaguar kundër analistëve, Berat Buzhalës dhe Ilir Mirenës, të cilët kanë thënë se Serbia e merr Kosovën për 3 orë.
“Qenkan lajmëruar Berat Buzhala e Ilir Mirena. Berati na thotë se “Serbia e merr Kosovën për 9 orë!” e Iliri, “për më pak se tri orë!” Unë nuk mund të e parashikoj se për sa orë Serbia e okupon Kosovën, por e di se çka ka me ndodhë nëse, vërtetë, Serbia i hyn një aventure te tillë. Serbia do të përfundonte edhe më keq dhe me humbje edhe më të mëdha se Amerika dhe NATO në Afganistan. Ky do të ishte përfundimi i Serbisë bashkë me kuislingët dhe tradhtarët, të cilët do e mirëpritshin në Kosovë. Ata që mendojnë që Kosova s’ka djem e vajza që do i dalin zot janë frikacakë, legena e llumi i llumit si Berati e Iliri me shokë” ka shkruar mes tjerash, ish eprori i luftës së UÇK-së, Naim Maloku, komandanti veteran e invalid i luftës, i cili në verë të vitit 1998 me bashkëluftëtarët e tij me muaj të tërë i mbrojti pozicionet e luftës në Smolicë e kudo, në Dukagjin e në zona të tjera.